LAJMI I FUNDIT:

Anëtarët e KSHZ Maqedoni nuk do të marrin bonuse shtesë për zgjedhjet lokale

Anëtarët e KSHZ Maqedoni nuk do të marrin bonuse shtesë për zgjedhjet lokale

Anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nuk do të marrin kompensime shtesë për zgjedhjet lokale. Në seancën e sotme ata votuan ndryshim dhe plotësim të Rregullores për kompensim të organeve zgjedhore për zgjedhjet lokale dhe siç sqaroi anëtari i KSHZ-së, Boris Kondarko, bëhet fjalë për saktësim dhe plotësim të Rregullores.

“Anëtarët e KSHZ-së përveç pagave tona të rregullta nuk do të marrim kurrfarë bonuese edhe pse kemi të drejtë për këtë”, ka thënë Kondarko.

Kompensimet për personat tjerë të punësuar në KSHZ, personat e angazhuar shtesë, anëtarët e KKZ-së dhe KZ-së mbeten, si dhe shtohen anëtarët e Komisionit Zgjedhor të Qytetit të Shkupit. Tarifa për KKZ dhe KZ është rritur për 25 për qind në komunat ku ka pasur një raund të dytë të votimit për kryetar, si dhe për 20 për qind për organet zgjedhore në komunat ku kishte votim për të të sëmurëve dhe të pafuqishmëve.

Përfitime shtesë do të ketë edhe për të punësuarit në KSHZ në sektorët rajonal dhe zyrat e KSHZ-së, si dhe për të punësuarit në MPB që e siguruan materialin e besueshëm dhe terminalet për gjurmë të gishtërinjve. Korrigjime do të ketë edhe për kriteret për stafin e KSHZ-së që kanë kryer detyra jashtë përshkrimit të tyre të punës sipas sistematizimit të KSHZ-së, si dhe për edukatorët e certifikuar.

KSHZ-ja sot i konfirmoi edhe rezultatet përfundimtare nga rrethi i dytë të zgjedhjeve lokale për kryetar të Dibrës që u mbajtën më 14 nëntor. Fitoi kandidati për kryetar komune të BDI-së, Hekuran Duka.

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori