LAJMI I FUNDIT:

Anëtarësimi i Kosovës në NATO, nuk bëhen publike rezultatet e grupit punues

Anëtarësimi i Kosovës në NATO, nuk bëhen publike rezultatet e grupit punues
Foto: Ilustrim

Qeveria e Kosovës ka themeluar një grup punues ndër-institucional për të siguruar avancim në integrimin e Kosovës në NATO. Mirëpo, Ministria e Jashtme, e cila është bartëse e këtij procesi, ka thënë se për shkak të ndjeshmërisë së procesit, nuk mund të tregojë rezultatet e punës së këtij grupi.

Presidenca, që është pjesë e grupit, ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe janë mbajtur disa takime. Ndërsa studiues të çështjeve të sigurisë, kërkojnë që të rritet numri i takimeve me zyrtarët politikë të NATO-s.


Po bëhen gati një vit që kur institucione të ndryshme janë bërë bashkë në një grup për të punuar drejt përshpejtimit të integrimit të Kosovës në NATO.

Synim i tij, ndër të tjera është avancimi i procedurave për pranim në aleancën ushtarake, si dhe përfshirja sa më e shpejt e në partneritetin për paqe.

Mirëpo, që nga krijimi i grupit më 9 mars të vitit 2022, nuk dihet saktësisht se çfarë veprime ka ndërmarrë ai në këtë drejtim.

Ministria e Punëve të Jashtme, si udhëheqëse e grupit punues, nuk ka dhënë shumë informacione sa i përket aktiviteteve të tij.

Ministria nuk u është përgjigjur pyetjeve të RTV Dukagjinit rreth rezultateve që grupi ka sjellë gjatë punës së tij gati njëvjeçare.

Gjithë kjo pasi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Drejtësisë (MPJD) thotë se procesi është i ndjeshëm dhe nuk mund të ndajnë me publikun informacione të detajuara.

Megjithatë, në përgjigjen dhënë televizionit, ministria shton se grupi punues ndër-institucional është duke punuar me përkushtim për anëtarësimin në NATO dhe mekanizmat e tjerë rajonal dhe ndërkombëtar të sigurisë.

“Institucionalizimi i marrëdhënieve NATO-Kosovë, është i rëndësishëm jo vetëm për vendin tonë, por edhe për vendet e rajonit dhe familjen euroatlantike. Duke ditur rëndësinë e kësaj çështje dhe ndjeshmërinë që ka ky proces, me mirëkuptim ju njoftojmë se nuk mund të ndajmë detaje të tjera sa i përket aktiviteteve të këtij Grupi”, thuhet në përgjigjen e ministrisë.

Disa detaje rreth aktiviteteve të grupit punues i ka dhënë për Presidenca si pjesëmarrëse në të.

“Grupi ndërinstitucional për integrim e Republikës së Kosovës në NATO është mbledhur disa herë. MPJD e udhëheq këtë qrup. Presidenca është e përfaqësuar në këtë grup me një anëtar. Përfaqësuesi i Presidencës ka marrë pjesë në të gjitha takime e ftuara nga grupi dhe ka dhënë inputet e tij”, ka thënë këshilltari për media i Presidentes, Bekim Kupina.

Kupina shton se Presidentja në secilin takim me shtetet anëtare të NATO-s dhe me strukturat udhëheqëse të saj ka ngritur çështjen e anëtarësimit në Partneritetin për Paqe dhe anëtarësimin në NATO.

Përveç deklaratave publike, Plator Avdiu thotë të mos ketë parë ndonjë veprim konkret drejt avancimit të përpjekjeve për anëtarësim.

Hulumtuesi i lartë në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë e ka parasysh çështjen e konfidencialitetit, por kërkon që shpeshtohen takimet me zyrtarët politikë të NATO-s.

Edhe në këtë proces, sipas tij, Kosova kushtëzohet me progres në dialogun me Serbinë.

“Duhet të ketë takime të shpeshta me nivelin politik të NATO-s që të ketë një përafrim të qëndrimeve në drejtim të zhbllokimit të rrugës së Kosovës në NATO, mirëpo kjo domosdoshmërisht duhet të bëhet me shtetet përkrahëse të Kosovës që janë anëtare të NATO-s, sigurisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me shtetet tjera. Duhet të ketë ndoshta një ofensivë të ashpër të Kosovës në këtë drejtim, në mënyrë që siç iu çel Kosovës rruga përmes MSA-së, të ketë një rrugë paralele edhe për Partneritetin për Paqe”, ka thënë Avdiu.

Në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Gjermanisë gjatë fundjavës, kryeministri Albin Kurti ka takuar një komandant të NATO-s.

Ndërsa, vitin e kaluar, Presidentja Osmani ka pritur ne takim në Prishtinë përfaqësuesit e shteteve në Këshillin Veri- Atlantik, i cili është organi ku do të trajtohen kërkesat e Kosovës për pjesëmarrje në Partneritetin për Paqe dhe anëtarësimin në NATO. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori