Tekniku medicinal – anesteziologu Derrick Smit e di se si është të humbësh një pacient dhe çfarë tmerre mund të sheh njeriu brenda një spitali. Por, tani ai thotë se pandemia e ka shtyrë në diçka krejt tjetër.

Smit që kujdeset për pacientët e prekur me COVID-19 në një spital në Nju Jork, ka zbuluar fjalët e fundit të një pacienti i cili derisa ishte në respirator tha: “Kush do ta paguaj këtë”, transmeton Telegrafi.

Ai i tha këto fjalë në pauza derisa po luftonte për oksigjen. Sipas Smit, këto ishin fjalët e fundit të pacientit të cilat kurrë nuk do t’i harrojë.

Reklama

“Ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore – ishte në respirator, kishte vështirësi në të folur, kurse më shumë e brengoste se kush do t’ia paguaj faturën për këtë procedurë që do të duhej t’ia zgjaste jetën, edhe pse me statistika ekzistojnë shumë pak gjasa që t’i mbijetojë”, ka shtuar ai për CNN.

Reklama

Duke ditur se nuk do të këndellet, Smith dhe kolegët e tij i telefonuan bashkëshortes së pacientit me qëllim që të mund ta shoqëroj dhe të përshëndetet me të për herë të fundit.

Shumica e pacientëve vdesin pasi futen në respirator, kurse përqindja e vdekjeve do të shkojë deri në 80 për qind të pacientët me gjendje të rënduar nga coronavirusi, beson Smit.

Reklama

Këtë përvojë e ka cilësuar si “përvojën më të keqe” që ndonjëherë e ka përjetuar më parë në 12 vitet e tij në këtë spital.

“Kam qenë i pikëlluar, sinqerisht edhe i nervozuar. Kjo tregon shumë kur njeriu derisa lufton për jetë brengoset për financat, në vend që të fokusohet në diçka që ishte shumë më e rrezikshme”, shtoi ai.

Reklama

Pasi që Smit nuk kishte përgjigje në pyetjen e pacientit, vendosi që ato kohë t’ia rezervojë gruas së tij e cila patjetër donte ta shihte edhe njëherë. /Telegrafi/