Zyrtare: Andriy Shevchenko, trajner i ri i Genoas

Andriy Shevchenko është konfirmuar si trajneri i ri i klubit italian, Genoa.
Genoa shkarkoi Davide Ballardinin pas barazimit 2-2 kundër Empolit të shtunën dhe nuk ka qëndruar duarkryq për të gjetur pasuesin e tij.
Nuk ka vonuar shumë dhe Genoa e ka gjetur atë.
Bëhet fjalë për legjendën e Milanit dhe Ukrainës, Shevchenko, i cili do ta marrë drejtimin e skuadrës.
Njoftimi i emërimit të Shevchenkos nga Genoa erdhi me vetëm një flamur ukrainas në postimin e tyre në Twitter.
Megjithatë, ky postim u shpërnda nga ukrainasi duke u cilësuar tashmë si konfirmim.
Por, nuk shkoi shumë dhe Genoa bëri njoftimin e ri duke konfirmuar Shevchenkon trajner dhe duke i uruar mirë se ardhje.
Shevchenko thuhet se do të nënshkruajë një marrëveshje dyvjeçare me klubin italian, ndërsa do të bëjë debutimin e tij në Serie A si trajner të dielën, më 21 nëntor, kundër Romës së Jose Mourinhos. /Telegrafi/






















































