LAJMI I FUNDIT:

Andov: Gruevski luan me shtetin dhe me fatin e tij!(Video)

Andov: Gruevski luan me shtetin dhe me fatin e tij!(Video)
sobranie, pratenicki prasanja, stojan andov 25-10-2010 rv

Kryetari i parë i Kuvendit të Maqedonisë së pavarur, Stojan Andovi, në emisionin “10 Minuta” për TV21, tha se nuk ekzistojnë kurrfarë pengesa për thirrjen e seancës në Kuvend. Andovi, tha se nuk janë të vërteta pohimet e Veljanovskit, duke sugjeruar që kryetari aktual menjëherë ta thërras Kuvendin, sepse në të kundërtën, siç tha ai, kryetari i Kuvendit do ta shkel Kushtetutën.

“Ekzistojnë dy shkelje serioze të Kushtetutës nëse nuk thirret Kuvendi, kurse këto gjëra në vetvete tërheqin edhe të tjera përgjegjësi dhe përgjegjësia penale nuk është vetëm politike. Trajko le të mendohet mirë për këtë punë”, tha ai.


Hapi i OBRM-PDUKM-së, për të shkuar në zgjedhje si e vetmja parti është dëshpërues, tha Andovi. Sipas tij, Gruevski as nuk po tregon forcë e as që ka nevojë për një gjë të këtillë.

“Gruevski po luan me shtetin, por edhe me fatin e tij. Për gjithçka që po bisedon apo negocion tani, është kundër interesave të shtetit”, thotë Andov.

Sipas tij, në Maqedoni, gjendje të këtillë nuk ka pasur që nga viti 1967. Edhe pse në kushte të një sistemi partiak, që atëherë sipas tij, ka pasur kandidat dhe lista të pavarura. Ai shtoi se, me një listë të kandidatëve janë shkatërruar bazat e demokracisë në shtet./Telegrafi/