LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti tregon tre lojtarët e Dortmundit që mund t’i shkaktojnë probleme Real Madridit në finale

Ancelotti tregon tre lojtarët e Dortmundit që mund t’i shkaktojnë probleme Real Madridit në finale

Teksa kanë mbetur edhe pesë ditë para finales së madhe të Ligës së Kampionëve aty ku do të takohen Real Madridi dhe Borussia Dortmundi, të dyja taborret tashmë kanë nisur përgatitjet e para.

Finalja e Ligës së Kampionëve do të luhet më datë 1 qershor me fillim nga ora 21:00 në stadiumin ‘Wembley’ në Londër.

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka thënë në një konferencë për media se ekipi i tij duhet të jetë gati që të mbrohet ndaj yjeve të Dortmundit, duke përmendur tre prej tyre si më të rrezikshmit.


“Ne duhet të jemi të gatshëm që të mbrohemi sepse Dortmundi ka Sanchon, Adeyemin një sulmues shumë të fortë si Niclas Fullkrug. Ata janë të ngjashëm si ne. Janë një ekip i kompletuar”, ka thënë Ancelotti.

“Shpresoj ta fitojmë për Kroosin”, Ancelotti flet para finales së Ligës së Kampionëve ndaj Dortmundit
Lexo po ashtu “Shpresoj ta fitojmë për Kroosin”, Ancelotti flet para finales së Ligës së Kampionëve ndaj Dortmundit

Italiani ka të drejtë në fjalët që ka thënë. Dortmundi nuk bën të nënvlerësohet ani pse në këtë finale nuk do të hyjnë si ekipi favorit për ta fituar këtë.

Vlen të theksohet se Dortmundi ka eliminuar ekipe të forta si Atletico Madridi dhe PSG-ja andaj jo rastësisht ka arritur kualifikimin në finale.

Ancelotti gjithashtu u pyet nga gazetarët nëse ka tentuar të marrë informacione rreth Dortmundit nga ish-mesfushori i tyre Jude Bellingham.

“A e kam pyetur Bellinghamin për informacione rreth Dortmundit? Nuk ka nevojë ta bëjë këtë, ne i studiojmë mirë kundërshtarët tanë”, është shprehur italiani./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Avokati thotë se Maradona

Avokati thotë se Maradona "u vra" në "një plan çnjerëzor që ishte efektiv"

Ndërkombëtare
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

Liga e Kampionëve
Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Ndërkombëtare
Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori