LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti do të qëndrojë te Real Madridi me një kusht, mes thashethemeve për Brazilin

Ancelotti do të qëndrojë te Real Madridi me një kusht, mes thashethemeve për Brazilin

Carlo Ancelotti ka gjithnjë e më shumë gjasa të bëhet trajneri i ri i Brazilit, me të ardhmen e trajnerit italian në Madrid që varet nga triumfi në Ligën e Kampionëve.

Ancelotti është nën kontratë në Santiago Bernabeu deri në vitin 2024. Megjithatë, Federata Braziliane e Futbollit e sheh atë si kandidatin kryesor për të zëvendësuar Tite, i cili u shkarkua pas eliminimit të Kupës së Botës në çerekfinale nga Kroacia.

Italiani ka pohuar vazhdimisht se ai nuk po mendon të largohet nga kryeqyteti spanjoll para përfundimit të kontratës së tij nëse nuk shkarkohet, por Sipas La Gazzetta dello Sport, ka shanse të mëdha që Los Blancos të ndahen me 63-vjeçarin në fund të sezonit.


Ancelotti vendos formacionin titullar të Real Madridit për tri ‘finalet’ e mbetura në prill
Lexo po ashtu Ancelotti vendos formacionin titullar të Real Madridit për tri ‘finalet’ e mbetura në prill

“Ancelotti është afër largimit dhe vetëm Liga e Kampionëve do ta mbante të lidhur me Florentinon”, shkroi gazetari i Gazzetta dello Sport, Pierfrancesco Archetti.

“Ka shanse të mëdha që ai të bashkohet me Brazilin”, përfundoi 29-vjeçari në një konferencë për shtyp në fillim të kësaj jave.

Ederson zbulon gabimisht se kush do të jetë trajner i Brazilit
Lexo po ashtu Ederson zbulon gabimisht se kush do të jetë trajner i Brazilit

Ancelotti është i vetmi trajner që fitoi katër herë Ligën e Kampionëve dhe u bë i pari që fitoi titullin vendas në secilën prej pesë ligave më të mira evropiane sezonin e kaluar, duke fituar La Ligën me Real Madridin.

Los Merengues janë kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve këtë sezon, por janë eliminuar nga Barcelona në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit dhe janë 12 pikë mbrapa katalunasve në tabelën e La Ligës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Përfaqësueset
Pranohet ankesa e La Ligas kundër kritikave të Real Madridit rreth gjyqtarëve, Los Blancos rrezikojnë dënimin

Pranohet ankesa e La Ligas kundër kritikave të Real Madridit rreth gjyqtarëve, Los Blancos rrezikojnë dënimin

La Liga
Barcelona i drejtohet FIFA-s dhe UEFA-s për të shpëtuar marrëveshjen e Vitor Roque me Palmeiras

Barcelona i drejtohet FIFA-s dhe UEFA-s për të shpëtuar marrëveshjen e Vitor Roque me Palmeiras

La Liga
Interi synon transferimin e yllit të Manchester Unitedit

Interi synon transferimin e yllit të Manchester Unitedit

Serie A
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Kalo në kategori