Ancelotti konfirmon se nuk ka më transferime për Real Madridit këtë verë
Javët e fundit, ka pasur një bollëk spekulimesh rreth përpjekjeve të Real Madridit (ose mungesës së tyre) për të nënshkruar me një qendërmbrojtës të ri. Largimet e Nacho Fernandez dhe Rafa Marin kanë lënë vetëm tre opsione në formë të lartë – Antonio Rudiger, Eder Militao dhe Jesus Vallejo. David Alaba është një tjetër, por ai mund të mos e përfundoj rikuperimin e tij nga një dëmtim i ligamentit ACL deri në fillim të vitit 2025.
Los Blancos humbi objektivin kryesor Leny Yoro te Manchester United, dhe pas kësaj, është raportuar gjerësisht se askush tjetër nuk do të ndiqet.
Carlo Ancelotti tani e ka konfirmuar këtë gjatë konferencës së tij të parë për shtyp të verës, në turneun parasezonal të klubit në Shtetet e Bashkuara.
“Skuadra është e mbyllur. Vallejo është kthyer, Alaba po rikuperohet. Kemi të rinjtë: Joan, Jacobo dhe Raul (Asencio). Askush nuk do të largohet sepse të gjithë duan të qëndrojnë”, ka thënë fillimisht Ancelotti.
Ancelotti u pyet gjithashtu se si do të ndikohej skuadra e tij nga mungesa e Toni Kroos, pas pensionimit të maestros gjerman nga futbolli profesionist në fillim të këtij muaji.
“Lojë vertikale është ajo që ne donim edhe me Kroos. Nëse arrini shpejt në gjysmën e kundërshtarit, keni më shumë mundësi për t’i krijuar probleme kundërshtarit. Ku do të luajë Bellingham? Sa më afër zonës së penalltisë, aq më mirë. Ne kemi Modric, Tchouameni, Valverde… Kemi idenë të mbrohemi mirë dhe të përsërisim atë që bëmë mirë vitin e kaluar”, përfundoi trajneri i Realit.
Është e rrezikshme nga Real Madrid të mos nënshkruajë një qendërmbrojtës të ri. Ata mund të kenë arritur vetëm me dy lojtarë në formë për një pjesë të madhe të sezonit të kaluar, por kjo nuk do të thotë se do të jenë në gjendje ta bëjnë këtë këtë herë. Në të njëjtën kohë, ndoshta do të ishte marrëzi të dyshonim në Florentino Perez dhe vizionin e tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës
Kapiteni Amir Rrrahmani merr përgjegjësinë për humbjen nga Rumania
Gjithçka që ndodhi para, gjatë dhe pas ndeshjes: Kosovë 0-3 Rumani
Start dëshpërues i Kosovës në Ligën e Kombeve – mposhtet nga Rumania në ‘Fadil Vokrri’
Notat e lojtarëve: Kosova 0-3 Rumania
Italia nëpërkëmbë Francën, fiton edhe Belgjika
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Santiana Maloku dhe Lirimi i japin fund lidhjes së tyre?
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës
Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani
Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë