LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti flet për fitoren ndaj Atletico Madridit dhe penalltinë e diskutueshme të Alvarezit

Ancelotti flet për fitoren ndaj Atletico Madridit dhe penalltinë e diskutueshme të Alvarezit

Real Madridi është në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas një fitoreje mes polemikash në penallti ndaj rivalëve të qytetit Atletico Madrid.

Nikoqirët fituan 1-0 pas 120 minutash për të çuar ndeshjen në penallti, gjatë së cilës Los Blancos dolën si fitues 4-2 pas përpjekjeve të suksesshme të Kylian Mbappe, Jude Bellingham, Federico Valverde dhe Antonio Rudiger.

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka dhënë vlerësimin e tij për ndeshjen në Metropolitano, të cilën e ka cilësuar si të vështirë.


Zbulohet arsyeja pse u anulua penalltia e Alvarezit kundër Real Madridit
Lexo po ashtu Zbulohet arsyeja pse u anulua penalltia e Alvarezit kundër Real Madridit

“Ndeshja ishte e vështirë, si gjithmonë, edhe më e komplikuar për shkak të golit që pranuam. Pas kësaj, ndeshja ishte mjaft e qartë në lexim. Ata u mbrojtën dhe u përpoqën të na kërkonin jashtë pozicionit në kundërpërgjigje. Prioriteti ishte kërkimi i posedimit efektiv në kërkim të mundësive, por pa u kënaqur me lojën”, ka thënë fillimisht Ancelotti.

“Është e vështirë të krijosh shanse kundër Atleticos, sepse në mbrojtje ata janë një ekip shumë i mirë. E patëm në një lojë të mrekullueshme nga Mbappe, humbëm penalltinë dhe loja ishte e ekuilibruar deri në penallti. Në të parën vendosëm më të mirin, Mbappen, dhe në të pestën zgjodhëm Rudigerin sepse ai shënoi kundër Cityt”.

Ancelottit iu kërkua të jepte mendimin e tij për anulimin e diskutueshëm të penalltisë që Julian Alvarez shënoi, por pas rishikimit të VAR-it u konstatua se ai e kishte prekur topin dy herë dhe me këtë ishte dakord edhe trajneri italian.

“Unë mendoj se ata tashmë e kishin zbuluar atë. Kur e kuptuam këtë dyshim, ata e kishin zbuluar tashmë nga VAR-i. Unë nuk e kam kuptuar këtë. E kam parë dhe mendoj se ai bën prekjen e dytë me këmbën e majtë”, përfundoi trajneri i Los Blancos. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

Liga e Kampionëve
Një tjetër lojtar e kishte penalltinë vendimtare për Realin, por Ancelotti zbulon prapaskenat se si e largoi atë nga lista dhe ia dha Rudigerit

Një tjetër lojtar e kishte penalltinë vendimtare për Realin, por Ancelotti zbulon prapaskenat se si e largoi atë nga lista dhe ia dha Rudigerit

Liga e Kampionëve
Zbulohet arsyeja pse u anulua penalltia e Alvarezit kundër Real Madridit

Zbulohet arsyeja pse u anulua penalltia e Alvarezit kundër Real Madridit

Liga e Kampionëve
Ancelotti flet për fitoren ndaj Atletico Madridit dhe penalltinë e diskutueshme të Alvarezit

Ancelotti flet për fitoren ndaj Atletico Madridit dhe penalltinë e diskutueshme të Alvarezit

Liga e Kampionëve
Simeone ndihet krenar me skuadrën e tij, reagon edhe ndaj polemikave të penalltisë së Alvarez

Simeone ndihet krenar me skuadrën e tij, reagon edhe ndaj polemikave të penalltisë së Alvarez

Liga e Kampionëve
Zbulohet skuadra e re e Van Dijk, nuk do të jetë PSG

Zbulohet skuadra e re e Van Dijk, nuk do të jetë PSG

Premier League
Kalo në kategori