LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti bën shaka për përballjen me Liverpoolin në finalen e Ligës së Kampionëve

Ancelotti bën shaka për përballjen me Liverpoolin në finalen e Ligës së Kampionëve

Carlo Ancelotti ka bërë shaka për finalen e ardhshme të Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit, duke treguar se gjithçka në jetë e merr me qetësi dhe sportivitet.

Trajneri italian është kualifikuar në një finale të Ligës së Kampionëve për të pestën herë në karrierën e tij, më shumë se çdo trajner tjetër.

Skuadra e tij, Real Madridi do të përballet me Liverpoolin më 28 maj në Stade De France të Parisit, por Ancelotti e ka marrë me shaka këtë finale.


Ancelotti flet pas fitores spektakolare ndaj Cityt, tregon edhe si i motivoi futbollistët e Realit për rikthimin
Lexo po ashtu Ancelotti flet pas fitores spektakolare ndaj Cityt, tregon edhe si i motivoi futbollistët e Realit për rikthimin

“Mendoj se finalja do të fillojë 0-0, kështu që kjo është një pikënisje e mirë për ne”, ka thënë fillimisht Ancelotti për The Football Show të SiriusXM FC.

“Jemi të lumtur që mund të luajmë finalen dhe sigurisht, do të luajmë kundër një ekipi të fortë, një nga më të mirët në Evropë. Por, kur luani finalen e Ligës së Kampionëve, do t’ju duhet të luftoni kundër një prej skuadrave më të mira në Evropë”.

“Ne jemi të emocionuar për të luajtur këtë lojë dhe do të përgatitemi shumë mirë. Ne do të jemi 100 për qind në formë dhe do të përpiqemi të luajmë lojën tonë. Ky është objektivi që kemi”.

“Në këtë lloj loje, duhet të luash me guxim dhe personalitet. Ne duhet të përgatisim lojën tonë për të treguar cilësinë tonë dhe Liverpooli do të bëjë të njëjtën gjë”.

Askush si njeriu i historisë: Carlo Ancelotti bëhet trajneri i parë që shpallet kampion në pesë kampionatet më të forta në Evropë
Lexo po ashtu Askush si njeriu i historisë: Carlo Ancelotti bëhet trajneri i parë që shpallet kampion në pesë kampionatet më të forta në Evropë

“Nuk mund të luash një lojë për të shmangur cilësinë e kundërshtarit, duhet të bësh maksimumin për të treguar cilësinë tënde. Dhe ne kemi shumë cilësi. Po kështu edhe Liverpooli. Pra, kushdo që është në gjendje ta bëjë këtë më mirë do të fitojë”, përfundoi trajneri i Los Blancos.

Ancelotti u kthye në Madrid për një periudhë të dytë në klub verën e kaluar, duke nënshkruar një marrëveshje trevjeçare në Bernabeu. Ai ka fituar titullin e La Ligas këtë sezon, duke u bërë trajneri i parë që fiton titullin në pesë ligat më të mira evropiane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Premier League
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Premier League
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Kalo në kategori