LAJMI I FUNDIT:

Një marrëveshje poshtëruese mbi Brexit, rrezikon të prodhojë një “Vajmar” Britanik

Një marrëveshje poshtëruese mbi Brexit, rrezikon të prodhojë një “Vajmar” Britanik

Gjatë një ose dy viteve të ardhshme, mund të dëshmojmë shfaqjen e një Britanie të zemëruar në mesin e një krizë të rëndë: një shoqëri e copëtuar nga ndarjet e brendshme, dhe vështirësitë ekonomike, e braktisur klasa e saj në pushtet, e poshtëruar dhe e pakënaqur. Çdo vend i tillë, është një rrezik për veten dhe për fqinjët e vet.

Kjo perspektivë do të afrohet më shumë dhe më shpejt, nëse nuk kanjë marrëveshje mbi Brexit, dhe Britania del nga Bashkimi Europian, me atë që shërbëtori më i lartë civil, i ka përshkruar si”pasoja të tmerrshme”. Ne jemi paralajmëruar se kjo mund të përfshijnë radhët e gjata kilometrike të kamionëve në Dover, avionët e fikur nëpër pista, dhe ushtrinë që do të thirret të shpërndarjë furnizimet emergjente në ushqime dhe ilaçe, shkruan në një analizë për “The Guardian”, Timothy Garton Ash.

Në rrethana të tilla, tabloidët e tërbuar britanikë, padyshim do të fajësojnë për këtë kaos europianët saungiunë, sidomos francezët, dhe kërkojmë që menjëherë të mos paguajmë më shumë para për BE-në. Sekretari i ri i Brexit, Dominik Rab, ka thënë tashmë se Londra nuk do të paguajë faturën mbi të ciliën ishte rënë më parë dakord prej 39 miliardë paund për divorcin me unionin, nëse nuk merr një marrëveshje të kënaqshme.


Anglezët e zemëruar do të vazhdojnë të pyesin:pse duhet që trupat tanë të mbrojnë europianët e largët, kur ata janë duke na dëmtuar? Dhe pastaj: pse të mos kthehemi tek politika tradicionale britanike e përpjekjes për të ndarë dhe sunduar kontinentin?

Një Britani e tillë, mund të mbërrijë edhe më shpejt, nëse 27 shtetet e tjera anëtare të BE-së imponojnë një marrëveshje përçmuese poshtëruese – një version më i butë, paqësor dhe burokratik i Traktatit ndëshkues të Versajës, që iu imponua Gjermanisë pas Luftës së Parë Botërore, i cili mbolli farën e revizionizmit nacionalist gjerman.

Mbështetesit e Brexit në Britanisë, po flasin tashmë për një Brexit 2.0, për të ndjekur dhe rishikuar çdo marrëveshje të përkohshme të lidhur së bashku, në mënyrë që Britania të dalë zyrtarisht nga BE-ja më 29 mars 2019.

A mos po e ekzagjeroj rrezikun, duke menduar edhe për një krahasim me Gjermaninë e Vajmarit? Në fakt po. Seriozisht, unë nuk parashikoj miliona të rinj të papunë, apo një Hitler të ri që vjen në pushtet në Britani, apo një luftë botërore të nisur nga Boris Xhonson.

Por sigurisht që është më mirë të hiperbolizojmë rrezikun, për të zgjuar të gjithë, në vend se të bëjmë atë që kanë bërë shumica e partnerëve tanë kontinentalë 2 vitet e fundit, çka nënvlerëson vazhdimisht rreziqet për të gjithë Europën, që rrjedhin nga Brexit – sidomos nga një Brexit i keq-menaxhuar.

Dhe le të përballemi me realitetin:shumë gjëra kanë ndodhur tashmë, që shumica e njerëzve nuk mendonin se ishin të mundura, madje deri disa vjet më parë. Një parti ekstremiste e djathtë, nacionaliste në Gjermani, që fiton më shumë mbështetje në sondazhet e opinionit se sa socialdemokratët? E pamundur! Një narcisist ksenofobik, që zgjidhet president i SHBA, duke kërcënuar me luftën bërthamore në Tëitter? E pamundur!

Shmangia e rrezikut të një “Vajmari Britanik” të poshtëruar, të ndarë, të zemëruar, do të kërkojë mençuri në të dy anët e Kanalit. Nga ana britanike na duhen tre gjëra të lidhura tradicionalisht me vendin, por që kohët e fundit na kanë munguar:realizëm pragmatik, një proces i besueshëm demokratik dhe një mirësjellje e fuqishme.

Pavarësisht të gjitha gabimeve të tij, projekti mbi Brexit i Theresa May, është një hap drejt realizmit pragmatik. Të gjithë njerëzit seriozë brenda qeverisë, e dinë se Britania do të duhet të bëjë kompromis për dicka më tepër, për të marrë një marrëveshje me 27 shtetet e tjera anëtare të BE.

Duke supozuar se BE 27 është gjithashtu e përgatitur të lëvizë, hapi i ardhshëm në një proces demokratik demokratik, është që parlamenti britanik të ketë “votën e tij domethënëse” në atë marrëveshje. Realisht, kjo ka të ngjarë të ndodhë në fund të këtij viti, ose fillimin e vitit të ardhshëm.

Në atë pikë, shpalosen mundësitë e shumta, duke përfshirë një marrëveshje të ashpër të Brexit, që siguron një shumicë të ngushtë parlamentare; refuzimin e marrëveshjes pasuar nga një rinegocim; zgjedhje të reja parlamentare; ose një referendum i dytë, një ide e mbështetur tani nga disa ish-ministra konservatorë të kabinetit. Por është e pamjaftueshme koha për përgatitjen e tyre.

Tani për tani, topi është në oborrin e BE-së. Çuditërisht, 27 liderët nuk kanë pasur një diskutim të madh strategjik mbi Brexit që nga pranvera vitit 2017. Që atëherë, negociatat i janë lënë ekipit të komisioneve evropiane, të udhëhequr nga Michel Barnier, zyrtarëve kombëtarë, avokatëve dhe burokratëve të Brukselit.

Ata kanë pasur arsye të mira për të qenë të vendosur, për të mbrojtur interesat e Irlandës dhe integritetin e tregut të përbashkët, dhe për të mos e bërë marrëveshjen e Britanisë aq tërheqëse, sa që vendet e tjera të tundohen të ndërmarrin të njëjtin hap.

Nëse “Vajmari” Britanik, me të gjitha pasojat e tij negative për pjesën tjetër të Evropës, dëshirohet të shmanget, udhëheqësit e BE-së duhet ta bëjnë sa më parë këtë diskutim strategjik. Dhe presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, duhet ta vendosë atë në axhendën e një takimi informal të planifikuar të udhëheqësve të BE në Salzburg më 20 shtator.

Në përgatitje e sipër, udhëheqësit europianë mund të lexojnë disa histori gjatë pushimeve të tyre të muajit gusht. Kjo duhet të përfshijë historinë e njohur evropiane të shekullit XX-të, e cila na jep ato paralajmërime nga Versaja dhe Vajmari, por unë gjithashtu do t’iu rekomandoj një histori të Perandorisë së Shenjtë Romake.

Ai Bashkimi Europian i mëhershëm, zgjati për aq shumë kohë, pasi u tregua i aftë t’i përshtatej rrethanave në ndryshim, duke jetuar me diversitetin dhe kompleksitetin e pashmangshëm të Evropës, duke ruajtur qëllimin dhe mistikën e saj. Mendoj se është një mësim edhe për të sotmen. /The Guardian/bota.al/

Në trend Botë

Më shumë
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon  Trump

Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump

Amerika
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Evropa
Putin: Rusia testoi një raketë të re me rreze të mesme në një sulm ndaj Ukrainës

Putin: Rusia testoi një raketë të re me rreze të mesme në një sulm ndaj Ukrainës

Evropa
Reagimet e para izraelite pas lëshimit të urdhër arrestit ndërkombëtar kundër Netanyahut

Reagimet e para izraelite pas lëshimit të urdhër arrestit ndërkombëtar kundër Netanyahut

Azia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Urdhër arresti për Netanyahun, reagon BE-ja: Ky nuk është një vendim politik, por i drejtësisë

Urdhër arresti për Netanyahun, reagon BE-ja: Ky nuk është një vendim politik, por i drejtësisë

Evropa
Kalo në kategori