LAJMI I FUNDIT:

Analistët: VMRO nuk dëshiron zgjedhje fer (Video)

Analistët: VMRO nuk dëshiron zgjedhje fer (Video)

Me mbajtjen e zgjedhjeve me këto kushte, pa pastruar listën zgjedhore dhe pa reforma në media, sipas analistëve, përsëri do të kemi një rezultat zgjedhor jo korrekt. Naser Selmani tha se asnjëra parti shqiptare nuk duhet të shkoj në zgjedhje, pasi siç tha në të kundërtën, automatikisht i legjitimojnë zgjedhjet

“Kjo do të thotë se VMRO-DPMNE dëshiron të shkoj në zgjedhje në këto kushte, pa pastruar listën zgjedhore. Opozita maqedonase dhe partitë shqiptare, tash është kohë që ti thonë VMRO-së se kjo është e tepërt dhe nuk duhet të marrin pjesë në zgjedhje. Nëse BDI ka votuar për shpërbërjen e kuvendit d.m.th. ajo do të jetë pjesë e këtij cirku, neve shqiptarëve do të në vë në një situate të palakmueshme, pasi ne si shqiptar do ta t’i legjitimojmë zgjedhjet, rezultati i së cilëve do të jetë jo korrekt”, u shpreh Naser Selmani, kryetar i SHGM-së.


Nga ana tjetër profesori Ylber Sela tha se partitë shqiptare duhet të veprojnë vetëm në interes të shqiptarëve.

“Unë mendoj se partitë shqiptare nuk duhet të shohin LSDM-në ose VMRO-në por duhet të kenë qëndrimet e tyre autentike, duhet të bëjnë interesin shqiptar dhe nuk duhet të bëhen partner strategjik me njërën apo tjetrën”, tha Ylber Sela, Profesor.

E analisti Naser Zyberi, tha që Maqedonia asnjëherë nuk mund të ketë zgjedhje të lira, pa u respektuar pikat e dala nga “Marrëveshja e Përzhinës.”

“Edhe 24 prilli ka qenë datë e mirë për zgjedhjet, sikur të mbahej premtimi i dhënë për plotësimin e gjitha kushteve. Edhe 5 qershori ishte datë ideale, por nuk u bë asgjë. Edhe 2 korriku po të jetë, do të jetë përsëri datë e dështuar, nëse nuk respektohet marrëveshja”, tha Naser Zyberi, Analist.

Sipas Ramadan Ramadanit, disa politikanë shqiptar në Maqedoni vazhdojnë t’i mbeten besnik Nikolla Gruevskit, pasi siç tha, ai posedon përgjime me të cilat mund ti shantazhoj ata.

“Shqiptarët janë më të dështuarit në këtë rast politik, jo populli por elita politike. Tani jemi në vitin 2016. Nikolla Gruevskin mund ta ketë fuqizuar Tito Petkovski ose nëna vet që e ka lindur, apo Menuh Thaçi e tjerë, por jemi në vitin 2016 dhe pamë se Nikolla Gruevski forcën politike e ka marrë nga meraku i shkret i disa shqiptar që flasin në telefon”, shtoi Ramadan Ramadani, Analist.

Par gjendjen aktuale politike në Maqedoni, analistët theksuan se përgjegjëse janë edha partitë shqiptare. Naser Zyberi tha se ato janë shndërruar në patericën e Nikolla Gruevskit. /Telegrafi/