LAJMI I FUNDIT:

Analistët: Ushtria nuk është pronë private e Ivanovit

Analistët: Ushtria nuk është pronë private e Ivanovit

Fjalimi i kryetarit Gjorge Ivanov është i mbushur me plotë frikë, kurse kryetari nuk guxon ta shfrytëzojë ushtrinë si pronë të tij private. Këto ishin disa nga përfundimet që u nxorrën mbrëmë në debatin që u zhvillua në emisionin “Click Plus”.

Sipas analistit ushtarak, Bllagoja Markovski, kryetari Ivanov me fjalimin e tij  ka për qëllim t’i frikësojë qytetarët, për të mos marrë pjesë në protesta, sepse në një moment të caktuar, ai në të vërtetë mund ta përdorë ushtrinë. Markovski shton se ushtria edhe po të marrë një urdhër të këtillë për veprim, nuk do të ndërmarrë masa, sepse në atë rast, sipas tij, kjo do të thotë, vepër penale.


“Urdhri i komandantit suprem për përdorimin e ushtrisë kundër qytetarëve të tij në rrethana kur nuk ka kërcënime serioze për integritetin e Republikës së Maqedonisë, është vepër penale. Duke i njohur rrethanat në ushtri dhe kuadrin e vjetër, ata janë shumë të vetëdijshëm dhe jam i bindur se edhe sikur të marrin urdhër nga komandanti suprem, nuk do ta zbatonin”, u shpreh Bllagoja Markovski, Analist.

Goce Dellçev – Todev nga Sindikata i Pavarur e Policisë, konsideron se në Maqedoni ushtria dhe policia janë lënë pas dore.

“Në këtë moment kemi çdo lloj të krizave, por jo krizë në aspekt të sigurisë të vendit”, shtoi Goce Dellçev.

Për kërkesën e kryetarit që organizatat qytetare të distancohen nga protestat, Xhabir Deralla nga organizata qeveritare “CIVIL”, thotë se bëhet fjalë për dhunë strukturore dhe shton se ne momente të caktuara, si pjesë e shoqërisë civile e kanë ngritur edhe çështjen se, a është i aftë kryetari ta kryejë funksionin e tij.

“Pikërisht Ivanovi dhe pronarët e tij janë ata që kërcënohen me armë dhe janë pikërisht ata që duan të shkaktojnë gjakderdhje, por megjithatë nuk patën sukses. Duhet ta shohim edhe një tentativë për mbrojtjen e lirisë së atyre të cilat kanë qenë shkelës të mëdhenj gjatë gjithë këtyre viteve. Kur zbuloni krim të këtillë, është akt heroizmi, nuk është as puç, as krim, dhe duhet t’i shpërblejmë e jo t’i gjykojmë”, tha Xhabir Deralla, nga CIVIL.

Sipas pjesëmarrësve në debat, kryetari i shtetit bën dhe vepron vetëm sipas urdhrave që i merr, e jo sipas bindjeve të tij.” /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori