LAJMI I FUNDIT:

Analistët thonë se Qeveria Kurti menaxhoi mirë pandeminë dhe shënoi progres në luftën kundër korrupsionit

Analistët thonë se Qeveria Kurti menaxhoi mirë pandeminë dhe shënoi progres në luftën kundër korrupsionit

Analistët politikë cilësojnë se Qeveria Kurti për 100 ditë ka arritur ta menaxhojë me sukses pandeminë e COVID-19 por kanë pasur edhe progres në luftën kundër korrupsionit.

Njohësi i çështjeve politike Ramush Tahiri shprehet se qeveria gjatë këtyre ditëve në qeverisje nuk ka arritur ta paraqesë të gjithë gamën e punës por në disa aspekte ka hapësirë për të bërë vlerësime.


“Menaxhimi i pandemisë ishte shumë i mirë. Kjo ishte një pikë suksese për qeverinë dhe sigurisht për pasojat relativisht të vogla të pandemisë Kosova pati një bashkëpunim të mirë të qeverisë me qytetarët. Këta të fundit respektuan masat në masë të madhe. Edhe masat kryesisht ishin të mira”, deklaroi për RTV Dukagjinin Ramush Tahiri.

Analisti Krenar Shala thotë se akuzat që iu bënë kësaj qeverie për antiamerikanizëm nuk ishin të arsyeshme, përcjell Telegrafi.

“Antiamerikanizmi bazohet në mos luftimin e korrupsionit, udhëheqjen e shtetit në mënyrë klandestine, në mënyrë që nuk përkon me vlerat që promovojnë SHBA apo shtetet e Evropës. Unë nuk kam parë që Qeveria Kurti ka vepruar në mënyrë të tillë…Qeveria është rrëzuar për shkak të frikës dhe luftës kundër korrupsionit që ka ndërmarrë kjo qeveri”, tha Shala.

Koalicioni qeverisës mes LVV-së dhe LDK-së u arrit me shumë vështirësi pas plotë tre muajsh negociatash, por u rrëzua vetëm pas 51 ditëve me anë të mocionit të mosbesimit./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Lajme
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Lajme
Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Lajme
Bujar Osmani:

Bujar Osmani: "Ballkani i Hapur" është iniciativë e Shqipërisë, me qëllim pajtimin në mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë
Kalo në kategori