LAJMI I FUNDIT:

Analistët: Taksa përçan Haradinajn dhe Veselin, qeveria në krizë 

Analistët: Taksa përçan Haradinajn dhe Veselin, qeveria në krizë 

Taksa e vendosur prej 100%  nga Qeveria e Republikës së Kosovës ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnja ka filluar t’i përçajë partnerët e koalicionit qeverisës, PDK-AAK.

Kryeministri, Ramush Haradinaj është duke këmbëngulur në vendimin e tij, duke thënë se taksa nuk do të hiqet pavarësisht presioneve të shumta si nga brenda dhe nga jashtë vendit.


Ndërsa, kryeparlamentari i vendit, Kadri Veseli ka deklaruar se taksa 100 % e vendosur ndaj Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës nuk do të hiqet, por ajo mund të pezullohet përkohësisht dhe me kushte, si mirëbesim ndaj SHBA-ve dhe BE-së për disa arsye.

Njohësit e kësaj fushe, vlerësojnë se këto deklarata tregojnë një konfrontim apo përçarje në mes dy partnerëve të koalicionit.

Shkëlzen Maliqi, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se kryeministri Haradinaj ka mbetur kokëfortë dhe është duke e penguar procesin.

Sipas tij, Haradinaj nuk po e kupton kërkesën e amerikanëve edhe pse karriera e tij politike në vitin 2000 ka qenë e lidhur ngushtë me amerikanët.

“Është një konfrontim në mes dy partnerëve me të mëdhenj të koalicionit. E Ramushi mendon se mund të shkohet në zgjedhje, por më përpara bëhet një koalicion i përkohshëm deri sa të zgjat dialogu. Ramushi ka mbetur kokëfortë dhe nuk po e kupton kërkesën e amerikanëve. Në karrierën e tij politike në vitin 2000 ka qenë shumë i lidhur me amerikanët dhe e kanë ndihmuar kur ka pasur ai probleme. Ose i ka këshilltarët e gabueshëm, që mendojnë që me këtë popullizëm të fitoj. Ndryshimi ka ndodh në qasjen ndaj Kosovës, ku disa amerikanë dhe disa të BE kërkojnë që të gjendet një zgjedhje sa më e shpejt për dialog. Kurse Ramushi me qëndrimin e ngurtë po e pengon procesin”, ka thënë Maliqi.

Ai theksoi se kjo është një përçarje politike mes dy krerëve të shtetit.

“Po është dhe përçarje politike. Të dy po pajtohen që taksa është e drejtë por nuk e shohin njëjtë se si duhet të realizohet qëllimi. Ramushi mendon që taksa duhet të qëndroj deri sa Serbia të na njohë e Thaçi dhe Veseli thonë që taksa duhet të pezullohet deri sa të filloj dialogu”, tha ndër të tjera ai.

Edhe analisti, Valmir Ismaili vlerësoi se deklarimet publike të dy krerëve shtetërorë, Veseli dhe Haradinaj tregojnë qartë se ka dallime të mëdha në qëndrimet e tyre.

“Letra e Haradinaj dhe statusi në Facebook i Veselit, dy partnerëve më të mëdhenj në qeverinë aktuale, tregojnë qartë se ka dallime të mëdha në qëndrimet e tyre. Përderisa Haradinaj i tregon kushtet që duhet të plotësohen për heqje të taksës, Veseli kërkon pezullim të saj për 120 ditë. Duke lënë anash deklaratat që Veseli ka bërë në publik, ka qenë shumë e qartë që herët apo vonë ai do të rreshtohet në anën e Thaçit i cili në vazhdimësi ka kërkuar heqjen e taksës për t’i hapur rrugë dialogut. Statusi i Presidentit Thaçi në Facebook gjatë fundjavës, ishte një lloj paralajmërimi për atë që e tha Veseli, pra që të ngushtohet edhe më shumë rrethi për Haradinaj sa i përket taksës”, theksoi Ismaili.

Siç tha Ismaili, nëse dy partnerët më të mëdhenj nuk kanë gjuhë të përbashkët atëherë kjo qeveri është krizë.

“Nëse dy partnerët më të mëdhenj në qeveri nuk kanë gjuhë të përbashkët për një prej çështjeve me sensitive në vend siç është taksa aktualisht, atëherë lirisht mund të themi që kjo qeveri është në krizë dhe nuk përjashtohet mundësia që vendi shpejt të shkojë në zgjedhje të parakohshme”, shtoi për Telegrafin, analisti Valmir Ismaili. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori