LAJMI I FUNDIT:

Analistët skeptikë se BE-ja do të marrë parasysh “ultimatumin” e Kurtit për heqjen e masave

Analistët skeptikë se BE-ja do të marrë parasysh “ultimatumin” e Kurtit për heqjen e masave

Pavarësisht pritjeve të kryeministrit Albin Kurti për largim të masave ndaj Kosovës, nuk ka lëvizje nga Bashkimi Evropian. Analistët mendojnë se kërkesat e Kurtit nuk do të merren parasysh nga BE-ja pa u realizuar kërkesat e tyre për depërshkallëzim të situatës.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se pret që masat ndëshkuese të ndërmarra nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës të tërhiqen sa më shpejt.


“Ne konsiderojmë që Kosova me progresin e saj ekonomik dhe demokratik do të duhej të kishte mirënjohjen e BE-së edhe kurrfarë masash ndëshkuese”, kishte deklaruar Kurti.

Analisti Imer Mushkolaj në RTV Dukagjini thotë se po duket se nuk bëhet fjalë për heqje masash nga ana e Bashkimit Evropian pa u shpallur zgjedhjet në veri të vendit.

“Nuk pres që Bashkimi Evropian të ndërmarrë hapa sipas kërkesave të Qeverisë së Kosova pa u zbatuar të gjitha pikat siç janë marrë vesh, përfshirë edhe shpalljen e zgjedhjen në veri”.

Analisti Ylli Hoxha e konsideron joserioze kërkesën e Qeverisë në raport me Bashkimin Evropian derisa të njëjtët kanë pasur një marrëveshje për hapat që duhen marrë për de eskalimin e situatës në veri.

“Kërkesa e Qeverisë që të hiqen sanksionet pasi që kanë shpallur një marrëveshje me Lajçakun mua më duket joserioze, sepse tash po duket se nuk po merren vesh mirë. Pra Kurti apo Bislimi po shkojnë në Bruksel dhe pasi po merren vesh po kërkojnë kushte nga bashkimi Evropian. Nëse janë marrë vesh do të duhet të ishte e definuar edhe çështja e sanksioneve”.

Hoxha thotë se si është e mundur të jenë marrë vesh për de eskalim e të mos janë marrë vesh për çështjen e sanksioneve.

“Ndryshe i bie që këta tanët janë gabim, pasi është çështje interpretimi”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ish-ministri Dardan Gashi thotë se sanksionet evropiane janë paralajmëruar qysh nga Marrëveshja e Ohrit, pavarësisht se sipas tij ato ende nuk janë zbatuar ndaj Serbisë.

“Logjika e sanksioneve është e tillë që vendosen për një arsye, dhe largohet kur ajo arsye të pushojë se ekzistuari. Pra në rastin tonë sanksionet largohet kur të përmbushen kërkesat e Bashkimit Evropian. Është e qarte se bashkimi Evropian ka kërkesa të qarta ndaj Kosovës. Këto sanksione madje janë paralajmëruar edhe më parë dhe nuk erdhën prej qiellit”.

Gashi thotë se nuk është e mundur që zgjedhjet në veri të mbahen përmes rrëzimit të kryetarëve aktualë me referendum.

Kurti: Masat e BE-së ndaj Kosovës duhet të hiqen sa më shpejt
Lexo po ashtu Kurti: Masat e BE-së ndaj Kosovës duhet të hiqen sa më shpejt

Ish-deputeti Visar Ymeri nga ana tjetër thotë se problemi i organizimit të zgjedhjeve në veri është politik dhe jo procedural.

“Mungon vullneti politik i palëve për të gjetur zgjidhje të problemit. Serbi nuk dëshiron që serbët të dalin në zgjedhje dhe ka bërë thirrje për bojkot pasi po kërkon diçka tjetër. Edhe Kosova po aktron kinse po do zgjedhje, por s’ka vullnet për një gjë të tillë. Por në këtë rast më së paku urgjencë për të gjetur zgjidhje ka Beogradi. Atij nuk është se i intereson problemi i serbëve të Kosovës”, ka deklaruar Ymeri.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën se zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës nuk mund të zhvillohen pa u shtensionuar situata në atë zonë.

Por, ai shtoi se Kosova është duke i kryer përgatitjet për zgjedhje të parakohshme në këto katër komuna.

“Nuk besoj që dikush pret që pa u bërë deeskalimi i plotë të ketë zgjedhje në veri, por natyrisht që ne e vazhdojmë punën edhe më tutje. Ne jemi duke u përgatitur që të ketë zgjedhje të parakohshme”, tha Kurti.

Zgjedhjet e parakohshme në katër komunat në veri të Kosovës – Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut – janë kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar për shtensionim të situatës në veri, që është përkeqësuar dy muaj më parë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Lajme
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori