Ndikimet politike që Serbia po i bën në Kosovë, janë të rrezikshme të dëmshme dhe nuk kanë të bëjnë me politika moderne evropiane, thonë njohësit e zhvillimeve politike në Prishtinë.
Sipas tyre, politika aktuale e Serbisë në raport me Kosovën nuk është politikë e fqinjësisë së mirë dhe thellon edhe më shumë ndarjet midis dy vendeve.
Roli i Serbisë në Kosovë, vlerësohet se është fuqizuar dukshëm që nga momenti i formimit të Listës Serbe, subjekt ky politik që pranon funksionimin brenda institucioneve të Republikës së Kosovës, por vetëm sipas direktivave dhe udhëzimevepolitike të Beogradit dhe presidentit të Serbisë.
Përmes Listës Serbe, Beogradi, vlerësojnë analistët, mban peng ndryshimet e nevojshme kushtetuese për formimin e ushtrisë së Kosovës, pastaj zbatimin e reformave të nevojshme kushtetuese e ligjore si dhe pamundëson vendimmarrje në raste të caktuara kur është në pyetje zbatimi i disa marrëveshjeve të arritura në Bruksel, ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Ndërkohë që në planin e jashtëm, politika e Serbisë karshi Kosovës orientohet në pengimin e rrumbullakimit të subjektivitetit ndërkombëtar, nisur nga pengimi i njohjeve dhe anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Politologu, Ramush Tahiri, tha se ndikimi i Serbisë te popullata serbe dhe mekanizmat që po i përdorë, janë një politikë e rrezikshme, pasi që sipas tij, shteti serb në këtë rast përdorë mekanizmat shtetëror kundër një vendi tjetër dhe kundër një popullsie tjetër.
“Kjo nuk është në harmoni as me dialogun që po zhvillohet në Bruksel, që pretendon fqinjësinë e mirë dhe normalizimin e marrëdhënieve. Por, gjithashtu kjo nuk është në interes të serbëve të Kosovës sepse serbët e Kosovës po i bën me detyrim dorë të zgjatur të pushtetit të Serbisë, që do të thotë se nuk po ua pranon dinjitetin dhe integritetin kolektiv si popull që jetojnë në Kosovë, që i kanë të drejtat e barabarta si qytetarë të Kosovës, dhe që e mbajnë përgjegjësinë për zhvillimin dhe përparimin e vet brenda Kosovës”, tha Tahiri.
Ai thekson se politika kosovare duhet të jetë një politikë që i ofron të gjithë qytetarët, politikë e cila punon sipas parimeve të Bashkimit Evropian. Kosova, nënvizon Tahiri, duhet të jetë me e angazhuar në arenën ndërkombëtare për ta denoncuar angazhim negativ të Serbisë në Kosovë.
“Politika kosovare nganjëherë nuk është origjinale dhe nuk ka një dialog të brendshëm edhe me serbet e Kosovës, si dhe ndonjëherë nuk ka një platforme të qartë e cila inkorporohet me ligje dhe të themi edhe në kushtetutën e Kosovës. Udhëheqësia e Kosovës është e dobët. Nuk ka ndonjë politikë shumë të sinqertë, po gjithashtu edhe BE-ja nuk është shumë e qartë që me Serbinë të bisedoi në bazë të parimeve të mirënjohura të sjelljeve të shteteve në arenën ndërkombëtare”, tha Tahiri.
Nga ana tjetër, analisti politik, Ismail Hasani, duke folur për Radion Evropa e Lirë, theksoi se veprimet e Serbisë dhe ndikimi i saj në Kosovë përmes qarqeve të caktuara, janë veprime të fundit që dëshiron t’i ketë, pasi që sipas tij, faktori ndërkombëtar po insiston që Serbia të arrijë sa më shpejtë një marrëveshje normalizimi me Kosovën.
“Konsideroj se është karta e fundit që Serbisë dëshiron ta luaj, normalisht nën presionin e BE-së dhe SHBA-së, dhe gjithë faktorit ndërkombëtar i cili mendon se Serbia duhet t’i jap fund kontestit dhe përfundimit të dialogut me një marrëveshje ndërshtetërore. Normalisht duke pasur parasysh edhe qëndrimet diametralisht të kundërta nganjëherë të presidentit Vuçiq.”, tha Hasani.
Ai thotë se ndikimet e me të mëdha të cilat po ndodhin janë ato përmes përfaqësuesve politikë të partisë Lista Serbe, që është pjesë e institucioneve të Kosovës.
“Ajo çka vërehet dhe që është e pranishme kohët e fundit është përpjekja e paraqitjes së disa liderëve, të ashtuquajtur liderë politikë, dhe inkuadrimi i tyre në jetën politike përmes Listës Serbe të cilët kanë operuar me vite në pjesën veriore dhe dyshohen për akuza të ndryshme, për keqpërdorime të ndryshme apo edhe kontrabandë”, tha Hasani.
Nisur nga raportet post-konfkiktuoze mes Serbisë dhe Kosovës, Bashkimi Evropian po e lehtëson dialogun politik dhe teknik mes dyja vendeve, në përpjekje të arritjes së një marrëveshje finale për normalizimin e marrëdhënieve. /rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën