Presidentët e Serbisë dhe Rusisë u pajtuan se kjo e fundit do të vazhdojë me furnizimin e pandërprerë të gazit natyror për Beogradin, u tha një deklaratë të lëshuar nga Kremlini.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se kontrata do të jetë tre vjeçare dhe se do të importohen gjithsej rreth 3 miliardë metra kub gaz me “çmim të përballueshëm”. Deri më tani, sipas analistëve, nuk dihet saktësisht se sa do t’i kushtojë politikisht Serbisë kjo marrëveshje, në kontekstin e luftës në Ukrainë.
Për sa i përket çmimit të ardhshëm të gazit rus, Vuçiq tha se nga shuma totale prej 2.2 miliardë metra kub, Serbia do të paguajë me çmimin ndërmjet 310 dollarë dhe 408 dollarë për 1,000 metra kub. Megjithatë, nuk dihet se sa do të paguhet për 800 milionë metër kub gaz për pjesën e mbetur dhe sipas presidentit serb, kjo ende nuk është negociuar.
Sipas profesorit universitar Goran Radosavljeviq, kjo shumë mund të rrisë ndjeshëm çmimin përfundimtar.
“Është rasti i Hungarisë, kur vitin e kaluar u nënshkrua marrëveshja e re, të dy presidentët [Vladimir Putin dhe Viktor Orban] deklaruan se çmimi do të ishte një e pesta e çmimit të tregut dhe të dhënat e fundit tregojnë se Hungaria importoi sasitë e fundit të gazit prej 1,000 euro për 1,000 metra kub”, tha Radosavljeviq për Zërin e Amerikës.
Ai thekson se Serbia është një treg shumë i vogël për Rusinë në krahasim me Evropën, e cila, sipas tij, konsumon rreth 155 miliardë metra kub gaz natyror. Por, ky vend është një treg i rëndësishëm për shkak të pozitës së saj gjeopolitike, prandaj lëshimet ekonomike bëhen për hir të politikës.
“Çmimi që është arritur me Rusinë për blerjen e gazit në dekadat e fundit, mendoj se nuk ka qenë kurrë ekonomik, ka qenë gjithmonë politik dhe më pas çmimi i referencës është përcaktuar përmes formulës së naftës”, thekson ai.
Çmimi “vëllazëror” sjell gjithmonë diçka tjetër
Rusia ndërpreu furnizimin me gaz për Poloninë dhe Bullgarinë sepse nuk donin ta paguanin me rubla, gjë që ishte kusht për “vendet armike”, pra ato që vendosën sanksione ndaj Rusisë. Moska gjithashtu ndërpreu furnizimin me gaz për Finlandën, pasi vendi aplikoi për anëtarësim në NATO.
A mundet deklarata e Kremlinit, e cila thekson “furnizimin e pandërprerë të Serbisë me gaz”, të lexohet mes rreshtave se, Serbia nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj politik ndaj Rusisë në kontekstin e luftës në Ukrainë dhe nuk do të vendosë sanksione ndaj Moskës?
“Në mënyrë të nënkuptuar, mund të supozohet se Serbia nuk do të vendosë sanksione. Si nga formulimi që erdhi nga Kremlini, ashtu edhe nga atmosfera e përgjithshme që pasoi bisedën dhe nga fakti që Serbia hyri në përfundimin me një marrëveshje jo-tregtare, tashmë është vëllazërore, miqësore dhe fsheh elementë jo tregtarë, politikë”, tha ish-ambasadori serb në Bjellorusi, Sreçko Gjukiq.
Serbia është i vetmi vend në rajon që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë dhe i vetmi që është kandidat për anëtarësim në BE dhe është i shurdhër ndaj thirrjeve nga Brukseli për t’iu bashkuar sanksioneve.
“Unë nuk mendoj se do të marrim diçka financiarisht, duke pasur parasysh se Perëndimi nuk do të mbetet pa përgjigje për këtë. Dhe gjithçka që fitojmë financiarisht nga njëra anë, do të humbasim nga ana tjetër”, thekson Gjukiq, duke shtuar se Serbia ishte përfshirë në një “lojë të rrezikshme”.
Kontrata aktuale, dhjetëvjeçare për blerjen e gazit rus skadon më 31 maj dhe çmimi që pagoi Serbia ishte rreth 270 dollarë për 1,000 metra kub gaz. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Bashkimi Evropian me samit të jashtëzakonshëm lidhur me Ukrainën dhe sigurinë evropiane

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD – pasi Weidel thotë se duart e saj janë ‘zgjatur’ për t’u bashkuar me një qeveri

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri