Analistët: Qëndrimet e partive politike përafrohen falë vizitës së Haindl
Pas ardhjes së të dërguarit të posaçëm gjerman në Maqedoni dhe pas agjendës së tij të ngarkuar e cila përfshinte takime të njëpasnjëshme me përfaqësuesit politik në vend, për TVM2, opinionin e tyre rreth ngjarjeve që ndërlidhen me vizitën e ambasadorit Johannes Haindl e kanë shprehur dhe analistët politik në vend, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Deklaratat e përfaqësuesve të partive politike për avancim të bisedimeve pas takimit me emisarin gjerman, Johanes Haindl, flet për një atribut më të theksuar të përfaqësuesit special gjerman, Johannes Haindl, në drejtim të zgjidhjes së krizës politike”, i ka vlerësuar analisti politik, Albert Musliu, qëndrimet e partive politike pas mbarimit të takimeve të ndara me të dërguarin gjerman Haindl.
Sipas tij, çështja e krizës do të zbardhet edhe më tepër ditëve në vijim, sidomos deri para vizitës së sekretares shtetërore amerikane, Victoria Nuland.
“Gjithsesi se i atribuohet vizitës së Haindl dhe pavarësisht lojës së fjalëve, e cila prej elitës politike mund të pritet në ditët që vijojnë, mendoj se një prej përshpejtuesve të mëdhenj është Haindl, si dhe vizita e zyrtares shtetërore amerikane, Nulland. Mendoj se deri sa të na vizitojë sekretarja Nuland situata do të jetë shumë më e qartë dhe me ardhjen e saj mendoj se gjithsesi do të fillojmë të dalim nga kriza dhe gjithsesi do të dihen drejtimet se si do të zhvillohet gjendja e krizës politike”,- ka thënë analisti politik, Albert Musliu.
Është koha e fundit kur partitë politike duhet seriozisht t’i qasen zgjidhjes së krizës dyvjeçare, sepse në të kundërtën vendi do të përballet me sanksione të ndryshme, tashmë që vetëm kanë filluar dënimet e para ndërkombëtare, ka konstatuar analisti politik, Albert Musliu./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zgjedhjet e 9 shkurtit – fushata e subjekteve politike e shoqëruar me akuza, gjoba dhe gjuhë të urrejtjes
PTHP me hetim ndaj një 55 vjeçari për posedim dhe tregtim të paautorizuar të armëve
Koalicioni për “Kosovën Fituese” sot mban tubimin e radhës në Kamenicë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova