LAJMI I FUNDIT:

Analistët: Presidenti Thaçi duhet të tregojë transparencë ndaj Kuvendit për dialogun me Serbinë

Analistët: Presidenti Thaçi duhet të tregojë transparencë ndaj Kuvendit për dialogun me Serbinë

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Avdullah Hoti, ka goditur presidentin Hashim Thaçi, duke e quajtur të paautorizuar përfshirjen e tij në dialogun me Serbinë

Ai një ditë më parë ka thënë se takimet e presidentit të vendit nuk janë transparente dhe sipas tij nuk kanë treguar rezultate konkrete.


“Gjatë kësaj periudhe ne kemi parë përfshirje të paautorizuar të presidentit në dialogun me Serbinë. Kemi pa disa takime që nuk janë fare transparente, pa temë të përcaktuar dhe pa asnjë rezultat konkretë në fund të këtyre takimeve”, ka thënë mes tjerash Hoti.

Në anën tjetër, njohësit e çështjeve politike, vlerësojnë presidentin e Republikës së Kosovës si përfaqësues legjitim brenda dhe jashtë vendit, si dhe garantues të funksionimit demokratik të institucioneve të Kosovës.

Mazllum Baraliu, profesor i lëndës E Drejta Kushtetuese, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se do të ishte mirë që presidenti Thaçi të ketë një platformë dhe të informojë Kuvendin e Kosovës për detajet të cilat do të diskutohen në Bruksel.

Sipas tij, presidenti e gëzon kompetencën e  përfaqësimit të vendit si brenda ashtu edhe jashtë,  me nenin 84, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

“Bazuar në dispozitat e nenit 84, të Kushtetutës të Republikës së Kosovës, në 30 kompetencat që ka presidenti, njëra prej tyre është pikërisht përfaqësimi i Kosovës nga ana e tij brenda dhe jashtë vendit. Mendoj që është në kuadër të autorizimeve Kushtetuese. Ndërsa, krijohet një situatë tjetër nëse shkohet atje për çështje të rëndësishme dhe më tepër në situatën në të cilën jemi tani, në fazën  përfundimtare siç është paralajmëruar për të lidhur një marrëveshje. Do të ishte mirë që para se të shkohet, të ketë një platformë dhe informim Kuvendi nga ana e presidencës se për çka do të diskutohet atje. Kjo është sa i përket transparencës dhe do të ishte e dobishme dhe e nevojshme”, ka thënë Baraliu.

Analisti  politik, Behlul Beqaj, ka bërë të ditur se Kosova është Republikë demokratike e bazuar në parimin e ndarjes së pushteteve dhe kontrollit të balancimit në mes tyre.

“Presidenti i Republikës së Kosovës është përfaqësues legjitim i vendit brenda dhe jashtë, si dhe garantues i funksionimit demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës. Pra, marrëveshjet janë obligim i funksionit demokratik të Parlamentit e jo të kryetarit.  Marrëveshjet ndërkombëtare me përjashtim të asaj për territorin, nënshkruhen nga presidenti pasi që të ratifikohen , ndërsa presidenti e ka nënshkruar Marrëveshjen e Brukselit para se të ratifikohet”, tha për Telegrafin Beqaj.

Ai tha se presidenti Thaçi, në cilësinë e ish kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme ishte përgjegjës për propozimin dhe  zbatimin e ligjeve e politikave shtetërore të cilat është dashur t’i nënshtrohen kontrollit parlamentar.

“Pra, presidenti është përfaqësues legjitim i vendit brenda dhe jashtë dhe garantues i funksionimit demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës. Në këtë kuptim, përfaqësimin e vendit si kryetar nuk duhet identifikuar  me “funksionin demokratik” të Parlamentit të Kosovës. Por,mos të harrojmë se HTH edhe  në cilësinë e ish kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme ishte përgjegjës për propozimin dhe  zbatimin e ligjeve e politikave shtetërore të cilat është dashur t’i nënshtrohen kontrollit parlamentar. Si përfundim , në të dy veprimet, Kosova ka funksionuar si shtet presidencial,në të dy rastet (si kryeministër ,ministër dhe kryetar) është shkel Kushtetuta, ndërsa Gjykata kushtetuese ishte in ekzistente” sqaroi Beqaj.

Ndryshe, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen javën e ardhshme në Bruksel në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Qëllimi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sipas Bashkimit Evropian, është relaksimi i raporteve ndërmjet dy vendeve, në mënyrë që Kosova dhe Serbia të vazhdojnë tutje me procesin e integrimit evropian. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori