LAJMI I FUNDIT:

​Analistët për Samitin e Zagrebit: Pandemia lë nën hije liberalizimin e vizave për Kosovën

​Analistët për Samitin e Zagrebit: Pandemia lë nën hije liberalizimin e vizave për Kosovën

Nesër do të mblidhen krerët e shteteve të BE-së dhe ata të Ballkanit Perëndimor në Zagreb të Kroacisë. Në këtë Samit përveç diskutimit për rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë pritet të bëhet e qartë se përmbyllja e dialogut Kosovë-Serbi mund të arrihet vetëm nga BE-ja.

Ndonëse ky Samit është përmendur si mundësi për liberalizim të vizave për Kosovën, gjasat për një gjë të tillë njohësit e integrimeve ndërkombëtare i konsiderojnë si “zero”. Për shkak se pandemia do të marrë epiqendrën e Samitit.

Drejtori i Institutit “EPIK”, Demush Shasha thotë se mesazh i mirë për Kosovën është largimi i vetos për pjesëmarrje nga Spanja.

Sipas tij është një sinjal i rëndësishëm i përafrimit të qëndrimit të Spanjës me vendet anëtare të BE-së sa i përket pranimit të pavarësisë së Kosovës.

“Pres që liderët do të bëjnë të qartë se ekziston një dialog për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe ai dialog fasilitohet nga BE-ja”, tha ai.

Krahas kësaj, Shasha u shpreh skeptik për mundësitë që liberalizimi i vizave të ndodh këtë vit.

“Në asnjë formë nuk diskutohet liberalizimi i vizave, gjasat për këtë janë zero. Kjo nuk është temë e samitit. Gjasat për liberalizim të vizave përtej samitit, me kalimin e çdo ditë të vitit 2020 po zbehen çdo ditë e më shumë. Andaj nuk duhet pritur asgjë konkrete nga samitit për liberalizim të vizave”, thotë ai për kp.

Ndërsa, njohësi i tjetër i integrimeve evropiane, Besnik Vasolli thotë se ky samit do të jetë nën hijen e pandemisë COVID-19.

“Samiti do të jetë nën hijen e virusit COVID-19, situatës në të cilën jemi duke kaluar, posaçërisht do të diskutohet për post COVID. Gjendjen ekonomike si të menaxhohet më mirë dëmtimi që veç ka ndodhur prej pandemisë. Si mundet BE-ja të kontribuoj në zbutjen e konsekuencave të pandemisë…për fat të keq të pandemisë samiti do të këtë më pak efekt se sa është pritur në fillim. Kjo për fat të keq edhe tonin, ne këtu do të kërkonim ose të ishim më në qendër të vëmendjes me të gjitha ato sfida dhe probleme që ballafaqohemi si vend”, thotë ai.

Kosovën në këtë samit virtual pritet të përfaqësojë presidenti, Hashim Thaçi.

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Siguri
Digjen dy vetura me targa serbe në veri

Digjen dy vetura me targa serbe në veri

Kronika e Zezë
Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Elfije Boletini
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Shëndetësi
Bajrami: Vazhdon korropsion, vetëm të premtën janë publikuar katër kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro

Bajrami: Vazhdon korropsion, vetëm të premtën janë publikuar katër kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori