LAJMI I FUNDIT:

Analistët (nuk) i shohin zgjedhjet si opsion për dalje nga kriza politike

Analistët (nuk) i shohin zgjedhjet si opsion për dalje nga kriza politike

Analistët në “Debat Plus” në RTV Dukagjini kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike. Analisti Imer Mushkolaj thotë se zgjidhja me e lehtë e momentit do të ishte shkuarja në zgjedhje.

“Haradinaj po e synon postin e Presidentit pasi futja e PDK-së në qeveri do t’ia humbiste rolin AAK-së. Marrja e njërës prej tri pozitave do ta fuqizonte edhe AAK-në”, deklaroi Mushkolaj, përcjell Telegrafi.

Nga ana tjetër, ish-deputeti Visar Ymeri thotë se qeveria gjithëpërfshirëse do të ishte zgjidhja me e mirë e momentit edhe pse thotë se do të ishte vështirë e realizueshme.

Megjithatë Ymeri thotë se edhe nëse shkohet në zgjedhje të reja, problemi i presidentit do të përcillej edhe në legjislaturën e ardhshme.

Vehbi Kajtazi thotë se zgjedhja e presidentit do t’i jepte një zgjidhje krizës politike.

Por ai thotë se edhe nëse dështon zgjedhja e presidentit dhe shkohet në zgjedhje procesi i konsolidimit të institucioneve do të merrte mjaft kohë.

Ernest Luma është i mendimit se problemi është te Kuvendi i Kosovës e jo te zgjedhje e presidentit.

“Mendoj se nuk është e palogjikshme që pos zgjedhjes së presidentit të ketë edhe zgjedhje të reja parlamentare. Por këta njerëz që formojnë koalicione duhet ta kenë parasysh që më mos të ndërtojnë koalicione të dobëta”, tha Ernest Luma./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori