LAJMI I FUNDIT:

Analistët: Modeli zgjedhor nuk garanton sukses për partitë e vogla

Analistët: Modeli zgjedhor nuk garanton sukses për partitë e vogla

Partitë më të vogla në Maqedoni, vështirë të vijnë tek ndonjë sukses i theksuar gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoni, thonë disa nga analistët politik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Modeli zgjedhor është i atillë që nuk lejon ndonjë rezultat drastik, sidomos tani kur është e qartë se blloku i djathtë për të cilin u fol ditëve të fundit po copëtohet.


Sipas analistëve këto vota në fund përsëri do të ndahen mes partive politike më të mëdha.

Analisti Petar Arsovski, deklaroi se vendi nuk është i gatshëm për një koalicion të tretë dhe pikërisht për këtë arsye partitë e vogla shkojnë në koalicion me ato më të mëdha, duke mos pasur ideologji por për shkak të premtimeve që u jepen./Telegrafi/