Kryeministri Albin Kurti mbrëmjen e së mërkurës në një intervistë për RTV Dukagjini ka folur për temat që lidhen me aktualitetin dhe të kaluarën e tij në opozitë.
Menjëherë pas emisionit, analistët kanë komentuar intervistën e tij.
Astrit Gashi thotë se paraqitja e kryeministrit nuk ishte e mirë pasi sipas tij Kurti nuk diti të arsyetojë marrëveshjen me Serbinë.
“Kryeministri Kurti tentoi të tejkalojë me një fjali historinë e tij politike për të treguar transformimin e tij. Më erdhi keq që në momente të caktuara duke tentuar t’i ikë pyetjes për të cilat nuk kishte përgjigje, tentonte të luante rolin e Edi Ramës duke përqeshur. Por as atë nuk arriti. Po na del që nuk është as Edi Ramë, e as luftëtari më i madh kundër Serbisë. Mendoj se nuk diti të arsyetojë marrëveshjen e arritur [me Serbinë]”, deklaroi analisti Astrit Gashi.
Ish-ministri Dardan Gashi thotë se Kurti nuk u përgjigj drejt në asnjërën prej pyetjeve që shtroi moderatori.
“Nuk prej njeriu që kryeministri të jetë vetëkritik, por që në asnjërën prej përgjigjeve të mos e thotë të vërtetën është mjaft fenomen shqetësues për zotin Kurti.
Dardan Gashi tutje thotë se është e çuditshme që Kurti vazhdon t’i quajë marrëveshje antikushtetuese e kriminale marrëveshjet e vitit 2013 e 2015 për Asociacionin e sipas tij nga ana tjetër sot pajtohet t’i zbatojë ato.
“Në pikën 10 të marrëveshjes me Serbinë, Kurti pajtohet t’i zbatojë këto dy marrëveshje. Pra ai veten po u fut në rolin kriminelit shkelës të Kushtetutës “, shtoi tutje Dardan Gashi.
Analisti Imer Mushkolaj thotë se kryeministri Albin Kurti në intervistë ishte shumë nervoz, derisa ai ka komentuar disa nga çështjet e ngritura në debat.
Ai thotë se Kurti të krijonte përshtypjen sikur protestonte për çdo pyetje që i bëhej.
“Kurti përmendi Serbinë kur u pyet për Martin Berishajn. Kështu kanë vepruar edhe politikanët tjerë kur janë venë para situatave të tilla, gjithmonë fajtorë kanë lënë fajtor Serbinë edhe pse kjo e fundit lidhje nuk kishte atë që flitej”.
Ish-deputeti Visar Ymeri thotë se prej një kohe të gjatë Kurti nuk kishte pasur intervista ballafaquese, derisa sipas tij ai nuk u paraqit mirë”.
“Kurti edhe për shkak të karakterit të tij nuk di të gjendet. Kurti nuk është debatus politik i afirmacionit, por është debatues politik i kundërshtimit. Në kundërshtim të tjera rregulla vlejnë. Kundërshtimin është më lehtë të bëhet, aty nuk ke nevojë domosdoshmërisht të jesh konsistent, i saktë apo i vërtetë. Në afirmacion duhet të kesh kujdes sepse je duke folur për punët tua që i ke bërë apo do t’i bësh”, ka deklaruar ish-deputeti Visar Ymeri./Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Deklaratat e ambasadorit Hill, eurodeputeti gjerman: Thjesht, çmenduri

Kurti bisedon me sekretarin britanik për Punë të Jashtme, ia përmend modelin kroat të Asociacionit

Ushtria Shqiptare kryen stërvitje në veri të vendit

Shtëpia e Bardhë publikon raportin për numrin e ushtarëve amerikanë në Kosovë

Shi e stuhi breshëri përfshijnë disa komuna të Kosovës

Haradinaj tregon disa përparësi me Ligjin e ri të zgjedhjeve: Diaspora voton në ambasada, hiqet heshtja zgjedhore

Telegrafi

CH-N

InterAlumin

InterAlumin

Simbol Group

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Çdo verë i njejti debat – a duhet të veshin meshkujt pantallona të shkurta?

Magnum Trainers – trenerka që kombinon stilin dhe komoditetin për gratë

Këto këpucë kanë kombinimin perfekt të ngjyrave për stilin tuaj

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll
Më të lexuarat

Serwer: Washingtoni dhe Brukseli mbështesin Serbinë për ta larguar nga Moska, por Vuçiq po e bën të kundërtën

U përfol Edi Rama e ish-presidentja kroate, Biden thotë se NATO-n mund ta udhëheq një britanik

Haradinaj tregon disa përparësi me Ligjin e ri të zgjedhjeve: Diaspora voton në ambasada, hiqet heshtja zgjedhore

Kurti: Escobar dhe Lajçak po vijnë tek ne me kërkesat e Serbisë

Rusët bombarduan vendin ku qëndroi lideri ukrainas në Kherson - A u përpoq Kremlini ta vriste Zelenskyn?

Shtëpia e Bardhë publikon raportin për numrin e ushtarëve amerikanë në Kosovë