Në emisioinin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, panelistët kanë analizuar emrat e propozuar nga Albin Kurti për ministra nga Lëvizja Vetëvendosje.

Analisti Armend Muja ka thënë se Blerim Reka dikur ka qenë anëtar i Këshillit të LDK-së në vitet e hershme, më pas ka qenë këshilltar i Adem Demaçit dhe Behgjet Pacollit, kur ishte president.

“Është një nga kandidaturat më solide që ka pasur Kosova këto vitet e fundit për diplomaci”.

Muja ka thënë se në përgjithësi ministrat e propozuar nga Vetëvendosje i “noton” me notën 9 nga 10 të mundshme.

Ismet Kryeziu nga KDI ka thënë se për të emër befasues është Haki Abazi në postin e zëvendëskryeministrit të dytë, për të tjerët thotë se janë nga emrat më eminentë që ka Vetëvendosje dhe për të cilët kanë pritur publiku.

Rama: Thaçi do ta nominojë Kurtin pas 48 orëve, më pas do ta kalojë nominimin te LDK-ja Rama: Thaçi do ta nominojë Kurtin pas 48 orëve, më pas do ta kalojë nominimin te LDK-ja

Analisti Imer Mushkolaj thotë se Bislimi, Vitija dhe Albulena Haxhiu kanë qenë emrat e pritur edhe për shkak të ekspertizës që kanë pasur nga e kaluara.

Muja: LDK më shumë e interesuar për koalicion me AAK-në dhe NISMA-n se Vetevendosjen Muja: LDK më shumë e interesuar për koalicion me AAK-në dhe NISMA-n se Vetevendosjen

“Nuk kam parë që ndonjëri nga këta emra janë të “papëlqyer” elektorati për të mos u emëruar si ministra”, tha Mushkolaj./Telegrafi/