LAJMI I FUNDIT:

Analistët komentojnë paraqitjen e Kurtit dhe ekipës së tij në debatin televiziv

Analistët komentojnë paraqitjen e Kurtit dhe ekipës së tij në debatin televiziv

Panelistët në “Debat Plus” kanë komentuar paraqitjen e Albin Kurtit bashkë me ekipin e tij në debatin e së enjtes në televizion.

Çim Peka thotë se deklarata e Glauk Konjufcës për zhvendojen e mundshme të ambasadës nga Jerusalemi nëse e kërkon BE-ja, ishte e gabuar.


“Administrata e re Amerikane e ka përshëndetur Marrëveshjen e Uashingtonit duke përgëzuar Trumpin. Nëse Kurti reziston ndaj kësaj marrëveshjeje, nga shumica do të bëhet pakicë. Unë nuk besoj se Kurti është kundër Amerikës”.

Ish-deputeti Visar Ymeri thotë se në programin e Vetëvendosjes ka përzierje të pikave të majta dhe të djathta.

“Ka shumë zotime për të cilat është vështirë të mendohet se mund të gjenden burime për t’i financuar”.

Edhe ish-ministri Dardan Gashi ka shprehur vërejtje për deklaratën e  Kurtit në lidhje me ambasadën në Jerusalem.

“Ishte një gabim i madh i Glaukut pika për Jerusalemin…Për Kurtin problematik mbetet si gjithmonë relacioni me drejtësinë. Kurti nuk guxon të thotë se do ta largojë prokurorin e do të sjellë prokurorë të rinj. Kjo as në fushatë nuk bën të thuhet”.

Edhe Imer Mushkolaj thotë se Konjufca gaboi me Jerusalemin pasi sipas tij Kosova nuk mund të zgjedh vendin për ambasadë derisa nuk kemi pasur njohje.

Mushkolaj thotë se një gabim tjetër ishte deklarata për Autostradën e Dukagjinit.

“Ishte shumë e gabuar dhe jo popullore që si parti të deklarohesh se je kundër Autostradës së Dukagjinit. Në fushatë zgjedhore kjo është shumë e gabuar. Edhe deklarata e Nagavcit se LVV nuk do të jep rrogën e 13-të për mësuesit ishte shumë jopopullore. Edhe Vitia gaboi kur tha se nuk e ndërtojmë Spitalin anti Covid. Ai mund të ketë të drejtë por nuk ishin jo popullore”.

Atrit Gashi ka thënë se çështja e ambasadës në Jerusalem nuk do të duhej të ishte gjë që na përplas me Amerikën.

“Nuk mendoj se Glauku e ka mirë, por ne mund të kemi bindje dhe të bashkë ndjejmë me çështjen e Palestinës. Ne duhet të jemi të rreshtuar krahë politikës së jashtme amerikane. Por vet fakti që Kurti nuk u shprehë për këtë çështje është sinjal që LVV nuk ndryshon qëndrim shtetërorë…Në programin e LVV-së pashë dromca të politikave sociale por nuk pashë si do të jetë komponenta zhvillimore e Kosovës”.

Ilir Mirena thotë se paraqitja e ekipit të Vetëvendosjes ishte shumë e zymtë në aspektin estetik.

“Ekipa ishin shumë të zymtë dhe dukeshin sikur ishin në një pamje. Pamja e tyre nuk ishte festive për faktin se të gjitha sondazhet i nxjerrin të parët”, tha Mirena./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori