LAJMI I FUNDIT:

Analistët: Ndërkombëtarët do të mundësonin qeveri më stabile

Analistët: Ndërkombëtarët do të mundësonin qeveri më stabile

Njohësit e rrethanave politike vlerësojnë se ndërmjetësimi dhe ndihma e ndërkombëtarëve në formimin e Qeverisë së re, do të kontribuonte për një Qeveri më stabile. Ata theksojnë se bashkësia ndërkombëtare edhe deri më tani ka marrë pjesë aktive në zgjidhjen e krizës në vend dhe se është e rëndësishme që Qeveria e re të kenë mbështetjen e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gazetari Isen Saliu për TV Shenja, thotë se në kohë krizash dihet se Maqedonia nuk ka kapacitetin e mjaftueshëm për t’i tejkaluar ato dhe se përvoja ka dëshmuar se kur ndërkombëtarët kanë ndërhyrë seriozisht dhe fuqishëm atëherë janë gjetur rrugëdalje edhe kur janë dukur të pamundshme.
Saliu më tej ka shtuar se në bazë të gjitha indikacioneve duket se ndëkombëtarët janë të interesuar që në Maqedoni të kemi një Qeveri teknike, sepse ajo Qeveri do të ishte e qendrueshme që të përballet me sfidat që e presin Maqedoninë gjatë kësaj periudhe.


Ai po ashtu ka thënë se të gjitha partitë, përveç OBRM-PDUKM-së, janë deklaruar për vazhdimin e mandatit të PSP, për implementimin e reformave të Pribes dhe reformave tjera prioritare dhe për të gjitha pikat tjera që kanë qenë pjesë e Marrëveshjes së Përzhinos dhe të cilat nuk janë zgjidhur, prandaj sipas tij, është e rëndësishme që Qeveria e re ti pranoj këto obligime si obligime të Qeverisë, posaçërisht vazhdimin e mandatit të PSP./Telegrafi/