LAJMI I FUNDIT:

Analistët e konsiderojnë taktizim politik deklaratën e Kurtit për Oliver Ivanoviqin

Analistët e konsiderojnë taktizim politik deklaratën e Kurtit për Oliver Ivanoviqin

Në 5 vjetorin e vdekjes së Oliver Ivanoviq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ngriti lart figurën e politikanit serb. Kjo solli reagime të shumta në shoqëri, duke pasur parasysh se ky i fundit ishte gjykuar e dënuar nga EULEX-i për krime lufte ndaj shqiptarëve.

Reklama

Kurti përmes një videomesazhi tha se Ivanoviqi ka qenë “një person i përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit dhe qytetit të tij në Mitrovicë ndërsa këtë e ka bërë duke qenë i hapur, i sinqertë, gjithmonë i mprehtë në çështjet me rëndësi, por edhe i respektueshëm edhe ndaj atyre me të cilët nuk ishte dakord”.

Mirëpo kjo deklaratë e Kurtit ngjalli reagime të ashpra nga opozita dhe shoqëria civile.

Analistë e politikanë në Debat Plus të RTV Dukagjinit mendojnë se deklarata e Kurtit ka qenë taktizim politik, por që sipas tyre ka pasojë për imazhin e Kurtit.

Ish-zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Milazim Gashi thotë se kryeministri me këtë deklaratë më shumë ka taktizuar me komunitetin serb.

“Kryeministri më shumë po taktizon me komunitetin serb sesa që merret me përvjetore si ai i Oliver Ivanoviqit. Mirëpo me këto deklarata Kurti po krijon mjegulli  te elektorati i vet duke pasur parasysh rolin e një kryebanditi si Oliver Ivanoviq në Mitrovicë”, deklaroi Gashi.

Derisa ish-zëvendëskryeministri Dardan Gashi thotë se Oliver Ivanoviqi ka qenë i akuzuar dhe dënuar nga EULEX-i për krime lufte në Mitrovicë dhe sipas tij ai ishte ndër pionierët e ndarjes së Mitrovicës.

“Oliver Ivanoviqi është ndër më meritorët për ndarjen e Mitrovicës. Ai është një prej kreatorëve për situatën që kemi sot në Mitrovicë. Ai ka marrë pjesë në krime dhe deklarata e Kurtit nuk arsyetohet. E kuptoj që Kurti po bënë luftë nga larg me Vuçiqin, por me këtë deklaratë nuk besoj se i ka marrë ndonjë votë Vuçiqit”, deklaroi Dardan Gashi.

Nga ana tjetër nënkryetari i PSD-së Nol Nushi thotë se Oliver Ivanoviq ka bërë spastrim etnik në Mitrovicë.

“Për figurën e Ivanoviqit ka pasur konsensus në Kosovë se ai ka qenë pjesëmarrës në krimet e luftës, pjesëmarrës në krimet e pasluftës si drejtues i “Rojave të urës” dhe për spastrimin etnik dhe ndryshimin e demografisë në atë zonë. Ai ka qenë sekretar në ministrinë e Serbisë për Kosovë. Nuk e di nëse ai ka pasur ndonjë rol pozitiv për Kosovën. Ndoshta është e vetmja figurë që nderohet edhe nga Kurti edhe nga Vuqiqi. Të dy janë liderë që mbi kufoma instrumentalizojnë debate për interesa politike”, ka deklaruar Nol Nushi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koloneli i pensionuar serb tregon se si për një minutë mund të vërtetohet se kujt i takon armatimi që u gjet në Banjskë

Koloneli i pensionuar serb tregon se si për një minutë mund të vërtetohet se kujt i takon armatimi që u gjet në Banjskë

Lajme
SHBA kërkoi nga Serbia të tërheqë ushtrinë nga kufiri me Kosovën, reagon Rama

SHBA kërkoi nga Serbia të tërheqë ushtrinë nga kufiri me Kosovën, reagon Rama

Lajme
Kurti kërkon ndihmën amerikane kundër planeve luftarake të Serbisë

Kurti kërkon ndihmën amerikane kundër planeve luftarake të Serbisë

Lajme
Nga deklarimi i Milan Radoiçiqit se organizoi sulmin terrorist e deri të sekuestrimi i pasurisë së tij

Nga deklarimi i Milan Radoiçiqit se organizoi sulmin terrorist e deri të sekuestrimi i pasurisë së tij

Lajme
SHBA i kërkon Serbisë të tërheqë trupat ushtarake nga kufiri me Kosovën

SHBA i kërkon Serbisë të tërheqë trupat ushtarake nga kufiri me Kosovën

Lajme
Pamje nga vila e Milan Radoiçiqit në veri, Sveçla: Po dëshmohet se nuk bëhet fjalë për asnjë 'luftëtar lirie' por për një Pablo Escobar të rajonit

Pamje nga vila e Milan Radoiçiqit në veri, Sveçla: Po dëshmohet se nuk bëhet fjalë për asnjë 'luftëtar lirie' por për një Pablo Escobar të rajonit

Lajme
Kalo në kategori