Dorëheqja e kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pas rezultatit të dobët të kësaj parti në zgjedhjet e 14 shkurtit, po konsiderohet e vonuar. Analistët thonë se reformat në këtë parti duhej të fillonin para zgjedhjeve nacionale.
Analistët tregojnë se kush do të mund të ishte lideri i ardhshëm i kësaj partie.
Njëri nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Milazim Krasniqi, ka “befasuar” me emrat që duhet ta udhëheqin këtë parti, pas dorëheqjes së Isa Mustafës. Ish- nën kryetar Naim Jerliu ose Hafiz Gagica, sipas Krasniqit duhet të udhëheqin LDK-në.
Pas rezultatit më të dobët në histori të LDK-së, kryetari i saj Isa Mustafa dhe kryesia kanë paraqitur dorëheqjen, për t’i hapur rrugë një reforme në parti.
E sipas Krasniqit, LDK-së i duhet një reformë e shpejtë dhe kryetar legjitim, që sipas tij duhet të jenë Jerliu që ka qenë nënkryetar i LDK-së në kohën e Rugovës ose Gagica ish-nënkryetar i kësaj partie në Gjermani.
“LDK-ja duhet të shkoj sa më shpejt në një proces zgjedhor. LDK-së i duhet një lider legjitim. Për shijen time kryetar i LDK-së do të duhej të kthehej Naim Jerliu ose Haviz Gagica që ka qenë nënkryetar i LDK-së në kohën e Rugovës”, ka thënë Krasniqi për Ekonomia Online.
E se kush duhet ta drejtojë LDK-në pas zgjedhjeve partiake, propozime tjera ka, Arton Demhasaj, nga organizata “ÇOHU”.
Lutfi Haziri, Kujtim Shala ose Lumir Abdixhiku sipas tij duhet ta udhëheqin LDK-në.
“Varet se ku do ta vendos fokusin Lidhja Demokratike. Në rast se do të mbetet akoma me një lidership që lidhet më një të kaluar të gjatë në LDK atëherë mund të jetë Lutfi Haziri. Po në rast se do të bejë një reformë më thellë dhe me sjellë lidership më të ri në LDK atëherë mund të jenë Kujtim Shala dhe Lumir Abdixhiku si dy figura që mund ta udhëheqin LDK-në” ka theksuar Demhasaj.
Deri më tani kandidatura e vetme e paraqitur për ta udhëhequr LDK-në është ajo e Anton Qunit.
Pakë ditës pas zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit, pas rezultatit të ulët në zgjedhjet e 14 shkurtit, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa bëri të ditur dorëheqjen e tij nga udhëheqja e partisë, duke shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme partiake.
E sipas Krasniqit e Demhasaj, dorëheqja e Mustafës ka qenë e vonuar.
Për Arton Demhasajt reformat në këtë parti do të duhej të nisnin para zgjedhjeve të parakohshme në vend.
“Mendoj që kjo është e domosdoshme, por është e vonuar për shkak se ne kemi parë edhe LDK-ja e ka pa edhe në bazë të matjeve të opinionit publik që qëndron shumë keq me përkrahjen e publikut. Kjo në një mënyrë po i faturohet lidershipit të LDK-së për shkak të prishjes së koalicionit me Vetëvendosjen dhe rrëzimit të Qeverisë andaj mendoj që këto veprime që janë marrë nga lideri i LDK-së dhe një pjesë e kryesisë është dashtë të ndërmerren para zgjedhjeve. Pra me tentu me fillu një reformë para zgjedhjeve që me pas efekt pozitiv në zgjedhje” është shprehur ai.
Se dorëheqja e Mustafës ka qenë e vonuar e ka thënë edhe profesori universitar, Milazim Krasniqi.
“Dorëheqja e tij është e vonuar. E vërteta është që unë i përmbahen një qëndrimi që Isa Mustafa nuk është dashtë kurrë me qenë kryetar i LDK-së sepse është një figurë totalisht në kundërshtim me vetë filozofinë e LDK-së. Ka instaluar një metodë veprimi duke përjashtuar njerëz, kjo s’ka qenë filozofia e Rugovës. Rugova e ka pas të kundërtën me afru edhe kundërshtarët dhe me krijuar sinergji edhe me kundërshtarët politik kështu që dorëheqja e tij është e mirëpritur” ka thënë ai.
LDK-ja në zgjedhjet e 14 shkurtit në bazë të rezultateve preliminare ka dalë partia e tretë në vend më mbi 13.08%.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

MPB: Gjatë 24 orëve 814 kundërvajtje, 171 për mosrespektimin e shpejtësisë së lëvizjes

KFOR-i reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame