LAJMI I FUNDIT:

Analistët: Çdo përçarje e opozitës e forcon BDI-në!

Analistët: Çdo përçarje e opozitës e forcon BDI-në!

Analistët komentojnë gjendjen aktuale në partinë opozitare jo parlamentare, Rilindja Demokratike Kombëtare dhe iniciativën e kryesisë së ngushtë të kësaj partie të shkarkoj kryetarin aktual Vesel Memedi. Për këtë iniciativë Vesel Memedi tha: Nuk mundet stalinistat dhe Che Guevarat të më heqin nga posti i kryetarit!, njofton Telegrafi Maqedoni.

Telegrafi Maqedoni ka diskutuar me Xhenis Sulimanin dhe me Xhelal Nezirin se si do të ndikoj ky konflikt në RDK në rrjedhën politike shqiptare. Edhe Neziri edhe Sulimani thonë se përçarjet në RDK dhe në ”Aleancën për Shqiptarët” e forcojnë komoditetin e partive parlamentare BDI dhe PDSH.
”Perçarja është kancer i shqiptarëve. Kjo është dëshmuar historikisht. Tani është momenti më shumë se kurrë të krijohet një front opozitar shqiptar. Në moment kur opinioni shqiptar me vëmendje po përcillte lëvizjet e opozitës me shpresë bashkimin e dy forcave politike opozitare: Lëvizja Besa dhe Aleanca për shqiptarët, ka shkëndijë përçarje në RDK, parti kjo që është pjesë e ”Aleancës për Shqiptarët”. Çdo përçarje padyshim se forcon dhe akomodon partinë shqiptare në pushtet, BDI-në. Prandaj, përveç pushtetit ndarjet eventuale mes aleancave opozitare nuk i ndihmojnë askujt. Subjektet politike shqiptare kanë nevojë për politikan të zhveshur nga bajraktarizmat dhe të prirur të funksionojnë si strukturë horizontale, ku do të renditen koka të ndritura dhe të dëshmuara në profesionet e tyre dhe në kontributet për shoqërinë. Çdo hap tjetër veç kësaj të fundit është në shërbim të pushtetit. Pushtet ky që gjitha subjektet e kritikojnë, por që se kanë dëshmuar në praktik me ndonjë aktivitet që udhëhiqet nga shpirti i bashkimit të sinqert opozitar.” thotë për Telegrafi Maqedoni politikologu Xhenis Sulimani.

Xhelal Neziri mendon se nuk është e rastësishme përçarja e opozitës shqiptare.”Opozita asesi nuk arrin ta kuptojë se çdo përçarje e tyre nënkupton forcim për BDI-në, çdo ndarje duke u udhëhequr nga egot apo sedrat personale e nxjerr partinë në pushtet si opsion i vetëm serioz dhe çdo tendencë për evitimin të koalicionit demotivon dhe deaktivizon atë pjesë të elektoratit që kërkon ndryshime pozitive te shqiptarët e Maqedonisë. BDI dhe PDSH, si dy parti të rrezikuara nga iniciativat e reja politike, e kanë të qartë se ardhmëria e tyre politike varet nga kapacitetet përbashkuese të bartësve të po atyre iniciativave. Nëse asgjë në Maqedoni nuk ndodh rastësisht, edhe kjo përçarje e çuditshme e opozitës nuk është e rastësishme. Kjo ndasi e mistershme te subjektet që kanë qëllime të njëjta tregon edhe për paaftësinë e opozitës për të ndërtuar mburojë ndaj tendencave përçarëse që mbase vijnë nga partitë parlamentare.” thotë për Telegrafi Maqedoni analisti Xhelal Neziri./Telegrafi/

Gjithashtu lexo: Memedi: Nuk mundet stalinistat dhe Che Guevarat të më heqin nga posti i kryetarit! (Foto)

Gjithashtu lexo: Kryesia e ngushtë e RDK-së tregon për iniciativën për shkarkimin e Vesel Memedit

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori