Këngëtarja e njohur shqiptare, Ana Kabashi, ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.

Lajmin e bëri të ditur me anë të një postimi që ka shpërndarë me ndjekësit në Instagram.


Ajo zbulon pak nga videoklipi i ri, i cili titullohet “Vallah” dhe se publikohet së shpejti.

Screenshot 4 29 Foto: Screenshot/YouTube

Artistja duket në formë të mahnitshme, ndonëse nuk zbuloi akoma datën e saktë të lansimit të këtij projekti.

“Vallah po vjen javën tjetër. Kënga e re”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtij postimi.

Screenshot 5 20 Foto: Screenshot/YouTube

Ana gjatë viteve të fundit ka qenë mjaft e angazhuar me muzikë e projekte të reja.

Veç kësaj, vazhdon akoma të jetë një emër tejet i komentuar të shtypin rozë. /Telegrafi/