Këngëtarja shqiptare, Ana Kabashi, vazhdon të jetë shumë e ndjekur dhe e komentuar në rrjete sociale.

Ajo merr shpesh vëmendje me fotografitë që ndan me mbi 400 mijë njerëzit në Instagram.


E së fundmi dukej në formë të mrekullueshme, në një fund të shkurtër dhe një triko të markës Chanel.

Foto: Screenshot/Instagram

Postimi mblodhi pëlqime të shumta e gjithashtu edhe komplimente rreth kësaj paraqitje.

Pavarësisht kësaj, bukuroshja nga Peja po merret edhe me angazhime në muzikë.

Foto: Screenshot/Instagram

Sidoqoftë, kohëve të fundit bëri një pauzë nga projektet muzikore, ndonëse ka paralajmëruar gjëra të reja.

Ana shquhet për vokalin e veçantë dhe për hitet që ka realizuar deri më tani. /Telegrafi/