Portali Motherboard ka publikuar një shkrim interesant për Nikolla Tesllën, personin që intrigon edhe gjeneratat e sotme.
Tesla konsiderohet si shkencëtarët më të mëdhenj të të gjitha kohëve, ndërsa është prekës fakti se ai vdiq i vetmuar dhe i varfër më 1943. Varfëria e tij është për keqardhje, por për krizat financiare ai shpesh ishte vet fajtor. Vlen të përmendet rasti kur ka bërë një makinë të tërmetit që shkatërron laboratorin e tij dhe e lë pothuajse pa asgjë, transmeton Telegrafi.
Tesla kishte ca të meta në karrierën e tij. Rasti i tillë ishte qëndrimi për eugjenikën për të cilën filtej shumë në vitet ’30 të shekullit të kaluar (“shkencë” për të zhvilluar gjenet e mira e për eliminuar ato të këqija, që është keqpërdorur nga shumë lëvizje politike për qëllime nacionaliste e raciste).
“Më 2010 eugjenika do të etablohet në mënyrë universale”, ka shkruar Teslla në revistën “Liberty” më 1935, në kuadër të një artikulli ku parashikohej e ardhmja. “Në kohët e shkuara, ligji i të fortit ka hequr rrënjët e këqija e të padëshiruara. Ndjenja e re e njeriut për keqardhje është përzier në mënyrë mizore me funksionimin e natyrës. Për shkak të kësaj ne ende mbajmë të paaftët në jetë”.
Pjesa më problematike e këtij fjalie është për rrënjët e padëshiruara dhe për keqardhjen. Por, idetë e tij janë problematike në aspektin shkencor edhe për seleksionimin natyror. Tesla ka gabuar po ashtu për mbijetesën e më të fortëve dhe të individëve që meritojnë të bartin gjenet e tyre.
Siç e di çdo biolog evolucionist, “përzgjedhja” nuk është proces aktiv. “Më të fortit” janë pjesërisht me fat: kur bëhet lirimi i strehës së re, organizmi me kombinim të mirë të atributeve – për përdorim të mjedisit – me kalimin e kohës do të jetë më i suksesshëm se të tjerët. Dinozaurët ishin grupi më i aftë që ka jetuar miliona vjet më parë, por hidheni një asteroid tek to dhe e shihni se zogjtë kanë aftësi më të madhe për të mbijetuar.
Për fat të keq, qëndrimet e Teslës bëhen edhe më ekstreme.
“E vetmja metodë e duhur për civilizimin tonë të tashëm është ndalja e shumimit të të paaftëve me sterilizim dhe ndalja e instinktit për çiftim. Disa vende evropiane dhe amerikane sterilizojnë kriminelët dhe të çmendurit. Por, kjo nuk është e mjaftueshme. Eugjenika ka tendencë për të vështirësuar hyrjen në martesë”, shton Teslla.
Sipas tij, askujt që nuk është i përshtshëm të jetë prind, nuk duhet t’ju lejohen trashëgimtarët.
“Një shekull nga tani do të jetë e pamundur që një person normal të çiftëzohet me personin e papërshtatshëm eugjenik”, ka thënë ai, transmeton Telegrafi.
Çfarë do të thotë “i përshtatshëm”? Kush është “i papërshtatshëm në aspektin eugjenik”? Fakti që Tesla ndan të “çmendurit” gjithashtu tregon mungesën e vetë-ndërgjegjësimit. Sepse, ai njeri me qindra herë gjatë natës ka kërcitur gishtat e këmbës, ka numëruar sa kubikë ushqim ka ngrënë, ndërsa është dashuruar në pëllumb. Ai ishte arketip i shkencëtarit të “çmendur” dhe lehtë do të binte në kategorinë e budallait që ai përmendte.
Derisa mbështetja e pashpjegueshme e eugjenikës ishte njollë, ai kishte fiksione tjera. Kështu, besonte se stimuluesit si kafja dhe çaji janë “helme” që do të zhduken deri në vitin 2000, ndërsa në të njëjtin paragraf lëvdonte alkoolin si “eliksir të jetës!
Sidoqotë, nuk ka dyshim se idetë e Tesllës ishin gjeniale dhe se shumë qëndrime të tij meritojnë ende respekt. Fal zbulimeve të tij bazohet teknologjia dhe energjetika e ditëve të sotme. Ndërkaq, duke ditur se shumë projekte i kanë mbetur pa realizuar e se veprat e gjetura në banesën e tij janë konfiskuar organet sekrete amerikane, kjo e bën atë të jetë edhe një person që nxit përherë teori konspiracioni. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës