LAJMI I FUNDIT:

Amputoi dorën dhe pësoi lëndime të shumta, nga shpërthimi i mjetit eksploziv që e krijoi vet

Amputoi dorën dhe pësoi lëndime të shumta, nga shpërthimi i mjetit eksploziv që e krijoi vet

FBI-ja beson se një burrë nga Virginia e Shteteve të Bashkuara, e ka amputuar dorën dhe pësoi lëndime të shumta trupore, gjatë shpërthimit të një eksplozivi që po e krijonte vet, ndërsa nuk dihej se kënd e kishte shënjestër për t’ia hedhur.

I lënduar rëndë, Cole Carini ka shkuar në spital pa njërën dorë dhe me disa gishta më pak në dorën tjetër, si dhe shrapnela të shumta në trup, ndërsa pretendonte se i kishte eksploduar makina për prerjen e barit, transmeton Telegrafi.

Policët që nisën të merren me rastin, dyshuan se ai mund ta ketë qenë shkaktari i shpërthimit, pas arrestimeve të mëparshme lidhur me krijimin e eksplozivëve.

Carini pas aksidentit

Hetuesit policorë i bënë ftesë FBI-së dhe pas lëshimit të lejes për kontrollin e shtëpisë së të dyshuarit, gjetën shenja gjaku në një furgon, si dhe gjurmë të cilët shkonin deri në dhomën e gjumit. Aty është gjetur edhe sasi tjetër e gjakut, si dhe pjesë lëkure.

Në një hapësirë të ndarë të shtëpisë së gjyshes së 23-vjeçarit, janë gjetur tela plastike dhe metalike, shishe të zbrazura të kemikateve kimike dhe pjata për pjekje në sipërfaqe të lartë.

Sipas hetuesve, shumë pjesë tjera metalike që ndodheshin në shtëpi, mund të përdoreshin që të krijohej nj eksploziv. Bari i rritur deri në dhjetë centimetra në oborrin e shtëpisë, ishte një tjetër arsye që tregonte se aksidenti nuk ishte shkaktuar në makinë.

Megjithëse me lëndime ët shumta, atë po e marrin në pyetje hetues të shumtë, për të kuptuar se kënd e kishte në shënjestër ta qëllonte, apo nëse donte të bënte ndonjë sulm në masë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Azia
Kalo në kategori