Please enter at least 3 characters.

PSG – Arsenal, finalja e madhe e Ligës së Kampionëve

Paris Saint-Germain dhe Arsenali do të ndeshen sonte (e shtunë) mes vete në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve për edicionin 2025/26.

Kampioni i Francës dhe ai i Anglisë duan ta mbyllin një sezon perfekt me një fitore të madhe në finalen e Ligës së Kampionëve, e cila pritet të zhvillohet në ‘Puskas Arena’ të Budapestit nga ora 18:00.

Ekipi i Luis Enriques vjen plot besim në këtë ndeshje dhe si kampion në fuqi i Evropës, kështu që synon trofeun e dytë në histori dhe të dytin radhazi në Ligën e Kampionëve,

Edhe ekipi i Mikel Artetas është besimplotë pasi ka fituar titullin e Ligës Premier pas plotë 22 vitesh, teksa në finalen e Ligës së Kampionëve vjen pa asnjë humbje këtë edicion, duke synon trofeun e parë në histori.

Telegrafi do t’ju mbajë të informuar minutë pas minute për këtë ndeshje.


30/05/2026 11:47-Gjyqtarët e finales së Ligës së Kampionëve

Finalja e madhe e Ligës së Kampionëve mes PSG-së dhe Arsenalit do të drejtohet nga gjyqtari gjerman Daniel Siebert, një nga arbitrat më me përvojë në futbollin evropian, i cili ka qenë pjesë e ndeshjeve të mëdha të Ligës së Kampionëve, Kampionatit Evropian dhe garave të tjera prestigjioze të UEFA-s.

Siebert do të ndihmohet nga bashkëkombësit e tij Jan Seidel dhe Rafael Foltyn, ndërsa arbitër i katërt është zvicerani Sandro Scharer.

Në dhomën e VAR-it do të jetë gjermani Bastian Dankert, duke bërë që një ekip gjyqtarësh me përvojë të lartë të ketë përgjegjësinë për të vendosur drejtësi në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit evropian.

30/05/2026 11:46-Gjashtë betejat që do ta vendosin finalen e Ligës së Kampionëve mes PSG-së dhe Arsenalit

Finalja e shumëpritur e Ligës së Kampionëve të shtunën në Budapest mes Arsenalit dhe Paris Saint-Germain pritet të jetë përplasje klasike stilesh. Arsenali ka mbrojtjen më të mirë në garë, por pyetja kryesore është nëse ekipi i Mikel Artetës mund ta frenojë një nga repartet më të talentuara ofanzive në Europë.

PSG ka shënuar 44 gola në rrugën drejt “Puskas Arena” dhe, pas mënyrës si e çmontoi mbrojtjen e Interit në finalen e vitit të kaluar, kampioni në fuqi shihet favorit përballë një klubi që ende nuk e ka fituar këtë trofe.

Lajmi i plotë..

30/05/2026 11:44-PSG apo Arsenal? Superkompjuteri bën parashikimin përfundimtar për fituesin e Ligës së Kampionëve

Finalja e Ligës së Kampionëve midis Arsenalit dhe Paris Saint-Germain konsiderohet gjerësisht si ndeshja më e madhe e futbollit në botë më 30 maj, me emocionet që shtohen përpara përballjes në Budapest.

Ndërsa pritja rritet rreth ndeshjes më të madhe evropiane të sezonit, ekspertët dhe analistët kanë vazhduar të debatojnë se kush do ta ngrejë trofeun dhe inteligjenca artificiale tani është përfshirë edhe në bisedë.

Lajmi i plotë..

30/05/2026 11:41-Diferenca prej 7,000 minutash - pse PSG mund të ketë avantazh ndaj Arsenalit

Finalja e Ligës së Kampionëve mes Arsenalit dhe PSG-së pritet të jetë kulmi i një sezoni të gjatë dhe rraskapitës për të dy skuadrat, por statistikat tregojnë se kampionët e Francës mund të hyjnë në këtë duel me një avantazh të rëndësishëm fizik ndaj londinezëve.

Ndeshja në “Puskas Arena” të Budapestit do të jetë e 63-ta e sezonit për Arsenalin, i cili deri në fillim të prillit ishte në garë për katër trofe. Në anën tjetër, PSG ka zhvilluar 56 ndeshje këtë edicion, pa llogaritur shtatë sfidat e Kupës së Botës për Klube verën e kaluar.

Lajmi i plotë..

30/05/2026 11:38-Bukayo Saka për finalen e Ligës së Kampionëve: Mezi pres të shkruaj një faqe të re historie

Arsenali do të luajë sonte (e shtunë) ndaj Paris Saint-Germain në finalen e Ligës së Kampionëve, e cila pritet të zhvillohet në “Puskas Arena” të Budapestit nga ora 18:00.

Për këtë ndeshje, Topçinjtë janë përgatitur maksimalisht dhe njëri nga yjet më të mëdha të skuadrës, Saka ka besim se skuadra mund ta fitojë trofeun e parë të Ligës së Kampionëve në histori të klubit.

Lajmi i plotë..

30/05/2026 11:29-Dembele përpara finales së Ligës së Kampionëve: Jemi të uritur për fitore

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Ousmane Dembele, ka ndarë mendimet e tij mbi mentalitetin e ekipit përpara finales së Ligës së Kampionëve kundër Arsenalit, e cila është planifikuar të zhvillohet sonte (e shtunë) në Budapest.

Fituesi i Topit të Artë ka folur për finalen e madhe ndaj Arsenalit, duke treguar besim te ekipi i tij dhe duke zbuluar se janë të uritur për të fituar trofeun e dytë të Ligës së Kampionëve.

Lajmi i plotë..

30/05/2026 11:21-Arteta ndez finalen ndaj PSG-së: Jemi këtu me meritë, tani ta marrim trofeun

Mikel Arteta thotë se Arsenali e ka fituar me meritë vendin në skenën më të madhe të futbollit europian, por tani duhet ta shfrytëzojë momentin dhe të bëjë histori.

Në konferencën për media para finales së Ligës së Kampionëve ndaj PSG-së, trajneri i Arsenalit theksoi urinë e lojtarëve të tij për më shumë suksese.

Lajmi i plotë..

30/05/2026 11:20-“Nuk jam i befasuar”, Luis Enrique flet para finales së Ligës së Kampionëve ndaj Arsenalit

Luis Enrique ka deklaruar se nuk është “i befasuar” që Arsenali fitoi Ligën Premier nën drejtimin e Mikel Artetës.

Enrique do të përballet “kokë më kokë” me bashkëkombasin e tij Arteta në finalen e Ligës së Kampionëve, ku parizienët synojnë ta fitojnë për herë të dytë radhazi titullin europian.

Lajmi i plotë..

30/05/2026 11:19-Finalja e ëndrrave në Ligën e Kampionëve: PSG kërkon dinastinë, Arsenali kurorën e parë evropiane

Sonte (e shtunë), nga ora 18:00, nën dritat e “Puskas Arena”, futbolli evropian ndalet për 90 minuta që mund të hyjnë përgjithmonë në histori.

Paris Saint-Germain dhe Arsenal do të luftojnë për trofeun më të madh në futbollin e klubeve, në një finale që premton spektakël, tension dhe emocione të jashtëzakonshme.

Lajmi i plotë..