Please enter at least 3 characters.

Olympiacos befason Arsenalin dhe siguron kualifikimin pas 120 minutave në Londër

2020/02/GettyImages-1209117000.jpg
308:"LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 27: Youssef El Arabi of Olympiacos FC scores his team's second goal in extra-time during the UEFA Europa League round of 32 second leg match between Arsenal FC and Olympiacos FC at Emirates Stadium on February 27, 2020 in London, United Kingdom. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)
12:"Getty Images

Gjiganti grek Olympiacos ka arritur të marrë një fitore të madhe në udhëtim te Arsenali 1-2 pas 120 minutave lojë dhe të siguronte kalimin në raundin tjetër të Ligës së Evropës.

Pjesa e parë ishte e qetë me pak raste shënimi nga të dyja skuadrat.

Megjithatë të parët që rrezikuan ishin vendasit me Nicolas Pepe që goditi mirë nga gjuajta e lirë, por që intervenoi portieri mysafir Jose Sa.

Mysafirët rrezikuan me Mady Camara, por që goditja e tij nuk ishte e saktë.

Arsenali realizoi në minutën e 39-të me anë të Alexandre Lacazette, por që goli i tij u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.

Kësisoj pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi me rezultat të bardhë 0-0.

Pape Cisse. (Photo by Julian Finney/Getty Images)

Pjesa e dytë nisi për mrekulli për grekët që realizuan nëpërmjet Pape Cisse për të kaluar në epërsi 0-1.

Arsenali u mundua të shënonte golin e barazimit, por një gjëje të tillë nuk ia arritën dhe 90 minutat përfunduan me rezultat 0-1 në të mirë të mysafirëve.

Pasi londinezët kishin fituar me këtë rezultat në ndeshjen e parë, atëherë takimi shkoi në kohën shtesë.

Tifozët e pranishëm në Emirates Stadium u desh ta prisnin minutën e 113-të për ta parë golin e dytë në këtë takim dhe të parin për Arsenalin.

Pierre-Emerick Aubameyang. (Photo by Julian Finney/Getty Images)

Ishte kapiteni Pierre Emerick Aubameyang që shënoi me gërshërë një gol të jashtëzakonshëm për t’i barazuar shifrat në 1-1.

Grekët nuk u dorëzuan dhe gjashtë minuta më vonë shënuan golin e dytë me anë të sulmuesit maroken El Arabi që shfrytëzoi në maksimum një harkim nga Masouras.

Aubameyang ka mundur të bëhet hero i klubit të tij, por në minutën e fundit të shtesës humbi një rast të artë duke nuk arritur ta dërgonte topin në rrjetë.

Kësisoj Olympiacos arriti ta eliminonte Arsenalin me rezultat të përgjithshëm 2-2. /Telegrafi/