Please enter at least 3 characters.

Kundërshtari i radhës për Dustin Poirier

2019/09/KhabibDustin.jpg
290:"ABU DHABI, UNITED ARAB EMIRATES - SEPTEMBER 07: Khabib Nurmagomedov of Russia compete against Dustin Poirier of United States in their Lightweight Title Bout during the UFC 242 event at The Arena on September 07, 2019 in Abu Dhabi, United Arab Emirates. (Photo by Francois Nel/Getty Images)
12:"Getty Images

Dustin Poirier ishte tejet i zhgënjyer pas humbjes së të shtunës nga Khabib Nurmagomedov, megjithëse tregoi shumë cilësi pozitive në duelin në kuadër të 'UFC 242'.

Amerikani ishte kampion i përkohshëm në kategorinë e peshave të lehta në UFC, pasi i ishte dhënë titulli për shkak të suspendimit të yllit nga Dagestani.

Mirëpo, Khabib e ktheu titullin e tij duke triumfuar në raundin e tretë, ndërsa përkundër humbjes, Poirier pati dy momente shumë të mira kundër Nurmagomedov.

Sipas ESPN, Paul Felder konsiderohet si kundërshtari më i denjë për 30-vjeçarin, duke qenë se stilet e tyre di ta bënin një duel shumë interesant.

Ndërkaq, nuk përjashtohet edhe përballja e mundshme me Conor McGregor, edhe pse irlandezi ndoshta mund të ketë plane të tjera. /Telegrafi/