Please enter at least 3 characters.

Klopp kërkon shitjen e shtatë lojtarëve nga Liverpooli

2019/05/klopp.jpg
255:"LIVERPOOL, ENGLAND - MAY 12: Jurgen Klopp, Manager of Liverpool looks on prior to the Premier League match between Liverpool FC and Wolverhampton Wanderers at Anfield on May 12, 2019 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Liverpooli është duke i bërë planet për transferimet që do t’i bëjë në këtë afat kalimtar, ndërsa mund të përfitojë mbi 100 milionë euro nga shitjet e disa lojtarëve.

Për 'The Reds', sezoni ende nuk ka përfunduar, pasi do ta zhvillojnë finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Tottenham Hotspurit më 1 qershor në Wanda Metropolitano të Atletico Madridit.

Me të përfunduar finalja e madhe, Liverpooli do të fillojë të mendojë për transferimet që dëshiron t’i realizojë në verë, por fillimisht do të heqë dorë nga disa lojtarë.

Nathaniel Clyne (Foto: Stu Forster/Getty Images/Guliver)

Skuadra angleze po mendon që t'i shesë Marko Grujicin dhe Harry Wilsonin, që nuk janë në planet e Jurgen Kloppit, gjersa do t’i konsiderojnë ofertat nga 25 milionë euro.

Nathaniel Clye dhe Simone Mignolet, janë po ashtu në listën e lojtarëve që do të largohen nga Anfield Road, ndërsa dyshes mund t’i bashkohen edhe lojtarët e rinj, si Rafa Camacho, Ryan Kent dhe Taiwo Awiyi, që konsiderohen në vlerën e 11 milionë eurove. /Telegrafi/