Heung-Min Son driblon "gjithë ekipin" kundërshtarë, shënon njërin nga golat më të mirë të sezonit
07/12/2019
Ylli koreano-jugor i Tottenham Hotspur, Heung-Min Son, ka shënuar tashmë njërin nga golat më të mirë në këtë sezon.
Tottenham Hotspur ka mbyllur pjesën e parë ndaj Burnley me rezultat të thellë 3-0.
Golat për Spurs u shënuan nga Harry Kane (3'), Lucas Moura (9') dhe Heaung-Min Son (32').
Megjithatë, goli i tretë, i shënuar nga Son ka fituar gjithë vëmendjen.
Kjo pasi ylli koreano-jurgon ka shënuar një super gol pas një aksioni individual ku dribloi shumë kundërshtar për të shënuar me lehtësi për 3-0.
Sipas medave angleze, Son kaloi më shumë se 80 metra për 12 sekonda gjatë aksionit të golit.
/Telegrafi/
https://twitter.com/zwodde11/status/1203337211539648517
https://twitter.com/ahadfoooty/status/1203337755230642179


