Please enter at least 3 characters.

Goditen tre këmbësor nga një veturë në Prishtinë, arrestohet një person

2023/09/Policia-e-Kosoves-i-ekspozon-me-rastin-e-24-vjetorit-te-themelimit-Forenzika-foto-Ridvan-Slivova-87.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Në një parking, një veturë të cilën e drejtonte një person ka goditur tre këmbësor që ishin afër një autobusi të parkuar.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 20:00 në rrugën “Pejë”, në Prishtinë.

Tutje bëhet e ditur se si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona.

“Raportohet se në një parking, një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, ka goditur tre këmbësor që ishin afër një autobusi të parkuar. Si pasoje e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona meshkuj”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/