Please enter at least 3 characters.

Edhe Aurela Hoxha në Festivalin e Kanës

2019/05/61514445_317350465826994_7365536114901016484_n-e1558875880675.jpg

Të shumtë janë shqiptarët që kanë vizituar qytetin e Kanës së fundmi, për Festivalin e Filmit.

Njëra ndër to është edhe modelja e njohur shqiptare, Aurela Hxoha, e cila ka qenë pjesëmarrëse në një prej netëve të festivalit.

Ajo publikoi një fotografi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku shfaqej mjaft atraktive e veshur me një fustan kafe të çelur.

Ndërkohë në "after-partyn" e gala mbrëmjes "amfAR", Hoxha është dukur gjithashtu mjaft tërheqëse e veshur me një fustan të shkurtër blu me pupla.

Në po të njëjtën mbrëmje e pranishme ka qenë edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e cila i ka mahniotur të gjithë me pamjen e saj.

"amfAR" është një mbrëmje e cila organizohet në Festivalin e Kanës, dhe u dedikohet të prekurve nga sëmundja e AIDS.

Aurela duket që në këtë mbrëmje ka arritur po ashtu të rrëmbejë vëmendjen e shumë të pranishmëve. /Telegrafi/