Please enter at least 3 characters.

Baresi: Do të jetë një derbi i mirë

2018/10/franco-baresi-e1539675989679.jpg
171:"MILAN, ITALY - JULY 26: Franco Baresi of AC Milan attends the Serie A 2018/19 Fixture unveiling on July 26, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Ish-lojtari i Milanit, Franco Baresi, ka folur para Derby della Madonnina.

Legjenda italiane mendon se do të jetë një derbi i barabartë, por beson se skuadra e Gennaro Gattuso të fitojë në fund.

"Do të jetë një derbi i mirë, i ekuilibruar, pastaj çdo gjë do të varet nga episodet dhe qasja. Besoj se do të jetë një ndeshje e mirë".

(Foto: Allsport UK/Allsport/Guliver)

"Higuain-Icardi? Dy sulmues të rëndësishëm që kanë rolin më të rëndësishëm në skuadër, shpresojmë që i joni të jetë më i mirë".

"Gattuso? Mendoj se ka arritur të kalojë idetë e tij te skuadra, është dikush që nuk i lë gjërat palëvizur".

"Ai e di se çka është Milani dhe këtë ia transmeton ekipit", ka thënë Gattuso për Sky Sport 24.

Aktualisht në Serie A në vendin e tretë renditet Interit me 16 pikë, kurse te Milani në pozitën e dhjetë me 12 pikë. /Telegrafi/