Please enter at least 3 characters.

Barca mund ta shesë Lengletin te Roma për një çmim ‘modest’

2021/07/clement-2-e1627246995800.jpg

Barcelona planifikon ta shesë mbrojtësin qendror, Clement Lenglet, te Roma për një çmim më të ulët.

Gjiganti katalunas ka probleme të mëdha financiare, prandaj dëshiron të ulë shpenzimet e pagave, sidomos për të gjetur hapësirë për pagën e Lionel Messit.

Njëherësh, planifikojnë grumbullimin e fondeve, prandaj asnjë lojtar (pos transferimeve të reja) nuk është i sigurt nëse do të qëndrojë apo do të largohet.

(Foto: Instagram/clement_lenglet)

Oscar Mingueza e Ronald Araujo janë dy lojtarë të rinj që katalunasit planifikojnë t’i shfrytëzojnë në mbrojtje, ndërkohë që Lenglet mund të largohet.

Barca shpenzoi 40 milionë euro kur e transferoi 26-vjeçarin nga Sevilla, porse mund ta shesë vetëm për 15 milionë euro për të eliminuar pagën e tij.

Trajneri i Romës, Jose Mourinho, e dëshiron francezin nën urdhrat e tij, ndërsa çmimi ‘modest’ ka tërhequr edhe interesimin e klubeve, si West Ham United e Everton. /Telegrafi/