Amorim vlerëson shkathtësitë e Shaw prej një lojtari të klasit botëror

Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, ka vlerësuar lart mënyrën se si Luke Shaw është adaptuar në rolin mes mbrojtësit të majtë dhe qendrorit në skemën e tij 3-4-2-1, duke theksuar se menaxhimi i kujdesshëm i ngarkesës fizike ka qenë kyç për të shmangur problemet me dëmtimet.
“Duhej të tregonim kujdes me minutat e tij. Ai është përshtatur shumë mirë me këtë pozicion”, ka thënë fillimisht Amorim.

Amorim theksoi se Shaw është lojtar shumë inteligjent dhe i klasit botëror, megjithëse i duhet më shumë vazhdimësi, dhe ekipi e menaxhon mirë rikuperimin e tij.
“Me topin, nganjëherë luan si mbrojtës i majtë. Është shumë inteligjent. Për mua, ai është lojtar i klasit botëror. Natyrisht, i duhet më shumë vazhdimësi. Po luajmë vetëm një ndeshje në javë dhe kjo ndihmon shumë. Nëse do t’i duhej tre ditë për t’u rikuperuar, gjë që nuk është rasti, ne do ta menaxhonim”.

Shaw, 30 vjeç, ka regjistruar 13 paraqitje në Ligën Premier këtë sezon, duke u rikthyer në formë pas një viti 2024-25 të vështirë ku luajti vetëm shtatë ndeshje për shkak të dëmtimeve.
Mbrojtësi i kombëtares angleze, me 34 paraqitje dhe tre gola, ka kontratë me United deri në vitin 2027. /Telegrafi/

















































