LAJMI I FUNDIT:

Mitropoliti Amfilohije i reagon Vuçiqit, pasi përmendi njohjen e Kosovës

Mitropoliti Amfilohije i reagon Vuçiqit, pasi përmendi njohjen e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ditë më parë, gjatë një takimi të partisë që udhëhiqet nga ai, ka thënë se Serbinë e pret një vjeshtë dhe një dimër i vështirë, si nga jashtë ashtu edhe nga brenda.

“Veçanërisht pasi shqiptarët formojnë Qeverinë. Do të kërkojnë që ne ta njohim Kosovën, por një kompromis në të cilin Serbia nuk merr asgjë nuk do të kalojë, ata do të duhet të më ndërrojnë mua”, citohet të ketë thënë presidenti serb.


Për këtë deklaratë, ka reaguar mitropoliti i Kishës ortodokse të Malit të Zi Amfilohije Radoviq.

Ai  paralajmëroi sot se autoritetet e Beogradit “do të tradhtojnë Kosovën nëse u japin atyre diçka”, e cila, siç tha ai, vërteton deklaratën e fundit të presidentit Aleksandar Vuçiq se nuk ka njohje të Kosovës pa një zgjidhje kompromisi.

“Turp për të (Vuçiqin) dhe këdo tjetër që heq dorë nga qenia e tij, kujtesa, shenjtorët … Është një histori e turpshme”, tha Amfilohije, duke iu drejtuar besimtarëve jashtë Kishës së Apostujve të Shenjtë Petar dhe Pavle në Stari Ras afër Novi Pazarit.

Poashtu Amfilohije kritikoi ata që e shpallën betejën e Kosovës si mitologji, duke deklaruar se “besëlidhja ishte ngulitur në histori dhe vetë qenien e popullit serb”, /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori