LAJMI I FUNDIT:

Ameti: Propozimet e ligjeve që vijnë në bazë të rangimeve të universiteteve janë anti-kushtetuese në Maqedoni (Video)

Ameti: Propozimet e ligjeve që vijnë në bazë të rangimeve të universiteteve janë anti-kushtetuese në Maqedoni (Video)

Rektori i UT-së, Vullnet Ameti, e ka quajtur tendencioze listën me të cilën Ministria e Arsimit i ka ranguar universitetet, e cila do të merret si bazë për punësimin e 100 studentëve nga pesë universitetet më të mira, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas kësaj liste të njohur si e Shangajit për cilësinë e universiteteve, UT rangohet në vendin e 9, ashtu që nuk mund të përfitojë nga ky projekt qeveritar.


Në listën e punësimeve, sipas këtij propozim-ligji, hyjnë studentët nga Universitetet “Shën Kirili dhe Metodi”, “Goce Dellçev”, “Universiteti i Evropës Juglindore”, “Shën Apostol Pavle” dhe “Shën Klimenti i Ohrit”.

“Ne jemi deklaruar se rangimi që bëhet në forma të tilla është i papranueshëm dhe është tendencioz. Kështu që propozimet e ligjeve që vijnë në bazë të rangimeve të universiteteve janë anti-kushtetuese në R. Maqedonisë. Cilësia është në vazhdën e rritjes dhe zhvillimit në universitetin tonë dhe kjo tregon se studentët që kanë mbaruar në universitetin tonë punojnë në dikastere të administratës publike dhe shtetërore, bile janë edhe në postet udhëheqëse të ekzekutivit të vetë Republikës së Maqedonisë”, u shpreh për Tv21, Vullnet Ameti, Rektor i USHT-së./Telegrafi/