Amerikanja tha se dyvjeçari vdiq duke pirë lëng molle, por kishte gënjyer – ishte ajo që e kishte rrahur!

Një nënë nga Dakota e Jugut, e cila rrahu djalin e saj për vdekje pasi ai lagu shtratin është dënuar me 40 vjet burg.
Katrina Shangreaux pranoi se kishte rrahur djalin e saj Kylen, vetëm dy vjeç, me një rrip.
Ajo e kishte përplasur në tokë duke e goditur në stomak kur u kthye në shtëpi më 28 korrik 2016 dhe pa që djali kishte lagur shtratin.
Ajo tha për gjykatën se kishte pirë shumë dhe se ishte nën efektin e medikamenteve.
Pas vdekjes së foshnjës, përcjell tvklan.al, Shangreaux dhe nëna e saj, Sonya Dubray, pastruan gjakun dhe u përpoqën të zhduknin çdo shenjë.
Më pas ata telefonuan policinë duke thënë se djali kishte vdekur duke pirë lëng molle.
Siç thuhet më tej 30-vjeçarja u deklarua fajtore për vrasje të shkallës së dytë dhe u dënua me 40 vite burg.






















































