LAJMI I FUNDIT:

Amerikanja ishte duke qepur, vetura përplaset në oborrin e saj

Amerikanja ishte duke qepur, vetura përplaset në oborrin e saj

Një grua nga Florida ishte duke xhiruar një blog të qepjeve për TikTok kur një veturë Toyota Corolla “kërceu” dhe u përplas në oborrin e saj të përparmë.

Jen Wesner ishte në fund të xhirimit në momentin e përplasjes. Pavarësisht se ishte e tronditur, ajo mund të shihet duke vrapuar për t’i dalë në ndihmë shoferit i cili fatmirësisht nuk ishte lënduar.


Në pamjet e kapura nga një kamerë sigurie në rrugën përballë, vetura mund të shihet duke lëvizur përtej një shenje stop dhe duke u ngritur në ajër nga pjesa e barit duke rënë në oborrin e përparmë të shtëpisë, duke ndaluar vetëm pak metra përpara se të godiste murin, raporton Drive, përcjell Telegrafi.

@jenwesnerThis lady was on her phone and ran a stop sign right onto my lawn stopping 8 feet from the house. Thank God she wasn’t hurt.♬ original sound

Kjo përplasje bëri që një dekorim i xhamit me njolla të binte mbi tavolinë, dhe pas “disa momenteve dramatike”, bie edhe një pikturë.

Mediat lokale raportuan se shoferi i veturës kërkoi falje për incidentin e shkaktuar, ndërsa policia vuri në pah se nëse do kishte më pak pjerrësi midis shtegut dhe oborrit të përparmë, vetura do ta godiste shtëpinë brenda së cilës zonja Wesner ishte duke xhiruar videon e saj. /Telegrafi/