LAJMI I FUNDIT:

Amerikania fiton 300,000 dollarë duke u kthyer në shtëpi nga grumbullimi i çmimit të lotarisë prej 100,000 dollarë

Amerikania fiton 300,000 dollarë duke u kthyer në shtëpi nga grumbullimi i çmimit të lotarisë prej 100,000 dollarë

Përderisa ishte duke u kthyer në shtëpi nga mbledhja e një çmimi llotarie prej 102,000 eurove (100,000 dollarëve), një grua nga Delaware, ndaloi për të blerë një biletë gërvishtëse dhe fitoi 306,000 euro (300,000 dollarëve) shtesë.

Nga Lotaria e Delaware deklaruan se gruaja 70-vjeçare nga Newark kishte vizituar selinë e lotarisë më 20 tetor për të mbledhur një çmim prej 102,000 eurove (100,000 dollarëve) nga një biletë gërvishtëse Ultimate Cash që ajo bleu nga Speedy Gas në Newark.


UPI shkruan se gruaja ndaloi në N. Dover Tiger Mart në Dover teksa kthehej në shtëpi nga selia e lotarisë dhe bleu tre bileta gërvishtëse të Serious Money, ndërsa njëra prej biletave i dha asaj një tjetër çmim kryesor prej 306,000 eurove (300,000 dollarëve), përcjell Telegrafi.

“Shoqja ime më ngushtë ishte personi i parë që i tregova për fitimin e çmimit kryesor prej 102,000 eurove (100,000 dollarëve) dhe ajo erdhi me mua për ta marrë çmimin e fituar,” u tha gruaja zyrtarëve të lotarisë.

“Kur gërvishta biletën e Serious Money që kishte çmim prej 306,000 eurove (300,000 dollarëve) më vonë gjatë ditës, ne thjesht u ulëm duke mos besuar se çfarë ndodhi. Ishte një çmenduri absolute”, shtoi tutje ajo.

Fituesja e lotarisë bëri të ditur se shumica e parave nga të dy çmimet që ajo fitoi do të shkojnë në fondin e saj të pensionit.

“Urime për këtë lojtare me fat për fitoren e saj unike të dyfishtë,” tha Helene Keeley, drejtoreshë në detyrë e Lottery Delaware.

“Është fantastike të shohësh lojtarët tanë që fitojnë çmime me gjashtë shifra dhe Instant Games vazhdojnë të befasojnë dhe kënaqin lojtarët në të gjithë shtetin”, shtoi tutje ajo. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Kaloi natën duke pirë alkool në ahengun e organizuar në dhomën e hotelit, aviokompania japoneze ia ndalon fluturimin pilotit

Kaloi natën duke pirë alkool në ahengun e organizuar në dhomën e hotelit, aviokompania japoneze ia ndalon fluturimin pilotit

Interesante
Mahniten shkencëtarët - vullkani i Antarktidës nxjerr kristale ari

Mahniten shkencëtarët - vullkani i Antarktidës nxjerr kristale ari

Interesante
U tregua i pakujdesshëm gjatë punës, burrit nga Bristoli iu rrokullis karroca me dhe

U tregua i pakujdesshëm gjatë punës, burrit nga Bristoli iu rrokullis karroca me dhe

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Kursimi

Kursimi

I pashpresë

I pashpresë

Kalo në kategori