LAJMI I FUNDIT:

Amerikani i parë që doli publikisht pas infektimit me linë e majmunit thotë se virusi duhet marrë ‘seriozisht’

Amerikani i parë që doli publikisht pas infektimit me linë e majmunit thotë se virusi duhet marrë ‘seriozisht’

Pacienti i parë amerikan me linë e majmunit që doli publikisht me betejën e tij kundër virusit tropikal, ka kritikuar zyrtarët shëndetësorë për një punë ‘të mangët’ të testimit për virusin, gjë që ka lënë shumë raste të padiagnostikuar.

Matt Ford, një aktor i vetëpunësuar që e ndan kohën e tij mes Los Angeles-it dhe New York-ut, ka folur për të paralajmëruar njerëzit se sëmundja ‘ta shpif’ dhe ata duhet ta marrin ‘seriozisht’.


Ai kritikoi Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) për përpjekjet e tyre të dobëta të testimit, duke thënë se zyrtarëve iu deshën tre ditë për të diagnostikuar sëmundjen e tij deri në të cilën ai ‘tashmë e dinte’ se çfarë do të thoshin.

Duke ia zbuluar diagnozën e tij për Buzzfeed, Ford tha se e kapi virusin pasi kishte ‘kontakt lëkurë me lëkurë’ me një pacient tjetër.

OBSH thotë se lija e majmunit nuk është një emergjencë globale shëndetësore për momentin
Lexo po ashtu OBSH thotë se lija e majmunit nuk është një emergjencë globale shëndetësore për momentin

Aktori dhe shkrimtari, i cili e përshkruan veten si një ‘burrë krenar haptazi homoseksual’, zbuloi se fillimisht vuri re njolla në dhe rreth ‘zonës së tij të të brendshmeve’, të cilat i tregonin atij se ishte infektuar me virusin.

@jmatthiasford

sry the sound was too appropriate #monkeypox #monkeypoxvirus #monkeypoxoutbreak #monkeypoxvaccine #CDC #WHO #greenscreen #fyp #fypシ

♬ Monkeys Spinning Monkeys – Kevin MacLeod & Kevin The Monkey

Gjatë ditëve në vijim ato u përhapën në pjesën tjetër të trupit të tij, duke përfshirë fytyrën, krahët, duart dhe barkun.

Në total, ai ka numëruar 25 njolla dhe tha pasi u shfaqën filluan të ‘mbusheshin me qelb’ dhe u kruajtën. Disa – veçanërisht në ‘zonën e ndjeshme’ – u bënë aq të dhimbshme sa e lanë atë të paaftë për të fjetur natën pa marrë qetësues.

“Unë mendoj se në total kam numëruar 25 dhe ka edhe disa në zona më të ndjeshme që priren të jenë më të dhimbshmet. Janë aq të dhimbshme saqë më është dashur të shkoj te mjeku për të marrë ilaçe kundër dhimbjeve vetëm që të mund të fle, si me të vërtetë e dhimbshme”.

Ford gjithashtu filloi të vuante simptoma të ngjashme me gripin në fazat e hershme, duke filluar nga ethe, të dridhura, djersitje gjatë natës dhe një kollë.

Ai tani po izolohet në shtëpi me shumicën e simptomave që janë ulur kryesisht, por do të qëndrojë atje derisa njollat ​​të jenë shëruar. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori